Ligj i ri për punë nga shtëpia

0

Në Maqedoni, puna nga shtëpia do të rregullohet me ligj, por vetëm në vitin 2021, njoftoi Jagoda Shahpaska, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, në konferencën e sotme për shtyp.

Kjo do të rregullohet nga ligji i ri i punës i cili pritet të miratohet vitin e ardhshëm, premtoi sot ministrja.

Zgjidhjes ligjore i nevojitet kohë, sepse do të miratohet pas një debati të gjerë, gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët. Ai do të përcaktojë qartë punën sezonale, organizimin sindikal dhe punën në distancë, e cila është shfaqur si një trend i ri me pandeminë Covid-19.

“Kam planifikuar tashmë seancën e parë të grupit të punës që punoi për ndryshimet në Ligj në mandatin e ministrave të mëparshëm të mërkurën dhe ne po fillojmë të punojmë për këtë ligj”, tha Shahpaska.