Ligje vetëm në maqedonisht në Kuvend, reagojnë deputetët Ilire Dauti dhe Rijad Shaqiri

Picture of Ina Online
Ina Online

13/12/2024

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut edhe sot janë zhvilluar debate me reagime për dorëzimin e Ligjeve nga Qeveria vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo edhe në gjuhën shqipe.

Kjo ka ndodhur edhe nga kabinete ministrore që drejtohen nga ministra shqiptarë, duke mos respektuar kushtetutën e cila thotë se komunikimi zyrtarë mes institucioneve përvec në Maqedonisht duhet të jetë edhe në gjuhën shqipe, respektivisht gjuhën të cilën e flasin mbi 20% të qytetarëve të këtij shteti.

Deputetja e Frontit Europian Ilire Dauti tha se nga tetë pikat e rendit të ditës, shtatë janë dorëzuar nga Ministria e Ekonomisë, që të gjitha janë vetëm në gjuhën maqedonase.

“Edhe në seancën e sotme të komisionit për ekonomi për punë të energjetikës përsëri ligjet janë sjellur nga Qeveria të gjithë vetëm në gjuhën maqedonase dhe asnjë prej tyre nuk është propozuar në dy gjuhë. Nga kuadër shqiptar konkretisht nga ministrI Besar Durmishi i cili sikurse edhe të gjitha ligjet e tjera deri më tani ku emri i tij është i shënuar si autorizues zyrtar në emër të Qeverisë kanë ardhur vetëm në gjuhën maqedone”, tha Dauti.

Sipas Dautit, me këtë, Qeveria është shkelës i ligjit po edhe kushtetutës.

Pas vërejtjes, komisioni vazhdoi seancën në mënyrë të rregullt duke miratuar rendin e ditës, por më pas në mënyrë demonstrative Dauti e lëshoi seancën duke potencuar se në punën e këtij komisioni nuk merr pjesë asnjë përfaqësues i VLEN.

Pas largimit të Dautit për një moment seanca u ndërpre derisa nuk erdhi deputeti I VLEN-it Rijad Shaqiri. Komisioni rifilloi punën, por vërejtje kishte edhe ai pikërisht për gjuhën shqipe.

“Do të reagojë në mënyrë procedurale sepse shof se ligji prap është vetëm në gjuhën maqedone”, tha Shaqiri.

Por edhe vërejtja e tij nuk u mor parasyshë dhe komisioni vazhdoi punën duke miratuar propozim pikat e dorëzuara nga Ministritë.(INA)

TË FUNDIT

Norvegjia heq VAR-in? Shumica e klubeve mbështesin iniciativën

Napoli interesohet për Zhegrovën, nis kontaktet me Lille

Fetai: Anti-korrupsioni ka hapur lëndë për Skender Asanin! Të hetohen dyshimet për abuzime!

Eurokomesarja Kos: Shpresoj që Maqedonia e Veriut do ta ndërroj Kushtetutën

Resorti 1.4 miliardë euro në Sazan i dhëndrit të Donald Trump merr statusin e Investitorit Strategjik

Luizi këndo arabisht (video)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË