Ligjeratë për luftën Izraelito-palestineze Ditën e Xhuma në një xhami shqiptare në Pollog!

Picture of Ina Online
Ina Online

29/10/2023

shkruan:Daut Emini

Nuk ka asgjë të keqe të ketë ligjerata që tregojnë nevojën paqësore të zgjidhjeve të problemeve, ku tregohet dhe apelohet për paqe sepse luftat nuk prodhojnë liri por viktima dhe shkatërrime.

Po ashtu nuk ka asgjë të keqe që ligjerata të tilla të ketë, mes tjerash, edhe nëpër xhami, pse jo, pikërisht Ditën Xhuma (Premte) sepse në këtë Ditë xhamitë janë të mbushura me besimtarë. Por këto ligjerata nuk duhet të ngjyrosen me flamurin islam sepse viktimat e luftes nuk krijojnë dhimbje për një besim ndërsa për tjetrin gëzim dhe lumturi!

Lufta krijon dhimbje për gjithë njerëzimin pa dallim besimi, race apo ngjyre, dhe të gjithë kanë nevojë për paqe dhe liri prandaj të gjithë duhet të mbrohen sepse janë krijesë të Zotit!

Poashtu, nëse veç vendoset që nëpër xhami të ketë ligjerata kundër luftes, kjo të bëhet sipas parimeve islame, dhe të bazuara në themelet e Kuranit. Ndërsa rruga që trason Kurani është paqësor dhe kundër çdo lufte që krijon dhunë, vdekje dhe shkatërrime…!

Nëse ligjerata përzihet me politikë atëher ajo nuk e ka vendin nëpër xhami por nëpër forume politike, nëpër kuvende, nëpër kongrese,…, në OKB!

Pikërisht në xhaminë në fjalë, ku Hoxha mbante një ligjeratë për luftën izraelito-palestineze, nuk dëgjuam një mesazh kundër çdo lloj dhune që urdhëron Kurani por pati ligjeratë politike! Akoma më rrënqethet trupi nga fjalët e Hoxhës që mori guximin të del nga çdo parim kuranor duke i quajtur një pjesë të viktimave “shehit” (të shentë), ndërsa pjesën tjetër të viktimave si qenje “të dënuar nga Zoti për të vdekur”!

Kjo nuk ishte pjesa më rrënqethëse e ligjeratës! Pjesa e ligjeratës që kaloi çdo kufi njerëzor dhe fetar ishte “nevoja e gjithë muslimanëve për të vdekur si shehit, sepse vetëm ato (shehitet) jetojnë, ndërsa të gjithë të gjallët (edhe xhemati i xhamisë përkatëse) ishin të vdekur të kësaj dhe botës tjetër!

Pra, ky ishte një apel i hapur për të frymëzuar çdo pjesëmarrës në xhami, nëse dëshiron të bëhet shehit (i pa vdekshëm), duhet të shkon në luftën e Hamasit kundër Izraelit për të vdekur!!!! Kaq është trishtuese kjo ligjeratë që më bëni të mendoj për misionin e Hoxhës nëse është fetar apo anti-fetar, nëse është kombëtar apo anti-kombëtar… ku mua personalisht më rezullton të jetë pjesa e dytë e dilemave, anti-fetar dhe anti-kombetare sepse kjo ligjeratë me beri të ndihem sikur jam përpara një zyrtari të KGB-së ruse dhe jo përpara një Hoxhe që ka obligim të trason rrugën kuranore, sepse vetëm Rusia ka nevojë për një propagandë të kasaj natyre dhe jo Palestina aq më pak shqiptarët, në përgjithësi, kanë nevojë të bien pre e kësaj propagande ruse…!

TË FUNDIT

Kurti flet për ‘analistat’. Ja si i quan!

Edhe Greqia kërkon punëtorë, ja në cilët sektorë

VLEN: BDI e nxorri Mijallkovin më herët nga burgu

Pas Gjestit edhe Edi do të futet në BBVA?

Korridori, Sofja propozon ndërtimin e tunelit

RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”

ME TE LEXUARA

1
Kurti flet për ‘analistat’. Ja si i quan!
1
Edhe Greqia kërkon punëtorë, ja në cilët sektorë
1
VLEN: BDI e nxorri Mijallkovin më herët nga burgu
1
Pas Gjestit edhe Edi do të futet në BBVA?
1
Korridori, Sofja propozon ndërtimin e tunelit

LEXO MË SHUMË

Kurti flet për ‘analistat’. Ja si i quan!

Edhe Greqia kërkon punëtorë, ja në cilët sektorë

VLEN: BDI e nxorri Mijallkovin më herët nga burgu

Pas Gjestit edhe Edi do të futet në BBVA?

Korridori, Sofja propozon ndërtimin e tunelit

RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”