Ligjet për Korridoret 8 dhe 10 kaluan fazën e parë, tërhiqet ndryshimi i Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Picture of designer@fetishimedia.ch

10/04/2023

Deputetët e LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, por pa partnerët e koalicionit PLD dhe DOM miratuan sot me rreth 55 vota propozim-amendamentet ligjore për 8 ligjet që duhet të lehtësojnë ndërtimin e autostradave nga Korridori 8 dhe Korridori 10.

Në fillim propozuesit – një grup deputetësh të BDI-së, e tërhoqën Projektligjin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Në sallë nuk ishin deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Ata sot në fazën e parë e kanë miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtuar; Propozim për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyje, sipas procedurës së shkurtuar; Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësim, sipas procedurës së shkurtuar; Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për urbanistikë, sipas procedurës së shkurtuar; Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokën bujqësore, sipas procedurës së shkurtuar; Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, sipas procedurës së shkurtuar;

Propozim – ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për realizimin e projektit për ndërtimin e infrastrukturës së Korridorit 8 (pjesa: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qaf Thanë) dhe Korridori 10 e (pjesa e autostradës Prilep-Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar; Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Burimet Minerale, sipas procedurës së shkurtuar.

Pas votimit për nevojën e kalimit të këtyre ligjeve me procedurë urgjente, do të formohen komisione, kështu që debati do të shkojë atje për pak kohë. Më pas kthehen për të votuar në sallën plenare. Autostradat kapin vlerën 1.3 miliardë euro dhe do të ndërtohen nga “Bechtel dhe Enka”.(INA)

TË FUNDIT

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË