Ligjet për Korridorin 8 dhe 10D presin dekretimin e presidentit

INA
INA

29/05/2023

Ligjet për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D i janë dërguar presidentit të shtetit për dekretim.

Nga presidenca kanë njoftuar, se Presidenti së bashku me ekipin e tij juridik, do t’i shqyrtojë ndryshimet e miratuara ligjore dhe më pas do të del me qëndrim nëse dhe cilat dekrete do të nënshkruhen.

“Në ditët e ardhshme do të shqyrtohen nga ana e presidentit dhe do të sillet vendim nëse dhe cilat dekrete do të nënshkruhen. Pasi që janë më shumë ligje, do të duhen disa ditë që presidenti t’i shqyrtojë me ekipin e tij juridik” – thonë nga presidenca e RMV-së.

Paraprakisht, sic percjell KlanM, Presidenti Pendarovski kishte deklaruar se, një pjesë e këtyre ndryshimeve ligjore janë kontestuese.

Ai pat thënë se, propozim ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, që parashohin zgjatje të javës së punës për punëtorët e angazhuar në projekte të interesit nacional dhe strategjik, janë jokushtetuese.

Pendarovski e pati vlerësuar si kontestues edhe propozim ndryshimin e ligjit për shpronësim, pasi ata parashohin që, kur të ketë vendim për shpronësim për ndonjë pronë, ai menjëherë të vihet në dispozicion të “Bechtel dhe Enka” dhe nuk do të pritet që vendimi të hyjë në fuqi.

Kuvendi I Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, të premten, me procedurë të shkurtuar, miratoi ndryshimet dhe plotësimet e pesë ligjeve që lidhen me realizimin e Marrëveshjes me “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e katër autostradave të Korridorit 8 dhe 10D.

Opozita ka votuar kundër, duke e quajtur këtë projekt të Qeverisë përplot me dyshime për keqpërdorime të parave të popullit dhe krime të mundshme gjatë procedurave. Opozita, sic njofton KlanM, është zotuar se këto ligje dhe marrëveshja do të analizohen dhe rishikohen pas ndryshimit të pushtetit në RMV. /KlanMacedonia

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

deklarata vlen opozita shqiptare

Mësoher bartësi i listës për deputetë të VLEN në njësinë 5 zgjedhore?!

Arsim2

Osmani: Mendoj që kjo do të jetë një ndër fitoret më të mëdha që kemi pasur si bllok

patarina pike pagese

Rustemi: Pagesa elektronike të taksës rrugore edhe në Korridorin 8

Jovan Mitrevski

Mitrevski: Deri më 28 Maj duhet të thirret seanca konstituive për përbërjen e re Parlamentare

Manastiri Banjskes zvecan

“Varrezat dhe Manastirët magazina ushtarake serbe”/ Ish-agjenti i SHIK-ut tregon detaje

denar

Paga mesatare në AEK në Maqedoni mbi 1000 euro

Fatmir-Bytyqi

7 orë punë në ditë në disa sektorë nga 2025 në Maqedoni, Bytyqi bën premtimin

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Kuvendi me 78 ,,PRO” miratoi Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve

arben taravari ekipi

Taravari prezantoi pjesën tjetër të kabinetit presidencial: Janë njerëz me të cilët do t’i qojmë para idealet e VLEN-it

INFO

NA NDIQ