Ligji anti duhan nuk respektohet në shumë lokale në Maqedoni!

INA
INA

30/12/2023

Ligji anti duhan në Maqedoni nuk po gjen zbatimin e duhur. Në shumë ambiente publike shikohet rëndom se duhani konsumohet, ndërsa nuk përjashtohen cigaret elektronike dhe shishat. Pirja e duhanit është pjesë e kulturës, por edhe e problemeve shëndetësore dhe ekonomike.
Duhanit sherrin nuk ia shohin vetëm duhanpirësit, por edhe një pjesë e madhe e qytetarëve që qëndrojnë në hapësira të mbyllura ku pihet duhani.
Në përputhje me ligjin, pirja e duhanit është e lejuar vetëm jashtë objekteve, përkatësisht në tarraca, por afaristët kanë gjetur mënyra për të manipuluar me zbrazëtirat ligjore, përkatësisht ata i mbulojnë tarracat me xhama apo materiale të tjera. Gjobat për shkelësit e ligjit janë nga dy mijë deri në katër mijë euro për personin juridik ndërkaq për personat fizik nga 100 deri në 300 euro.
Inspektorati Shtetëror i Tregut është përgjegjës për kontrollin e duhanit në ambientet e hotelierisë dhe në ambientet publike.
Nga 1 janari deri më 30 nëntor të këtij viti, inspektorati ka shqiptuar 328 gjoba, pasi ka kryer 2000 kontrolle në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen nga Duhani.Nga gjobat, institucioni ka mbledhur rreth 416 mijë euro.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka paralajmëruar masa rigoroze për duhanpirësit në vitin 2024.
“Gjatë vitit 2024 do të ketë masa të rrepta për pirjen e duhanit në hapërsirat ku ndalohet me ligj.Do të nënshkruajmë një protokoll me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Epo, tani duhanpirësit të mendojnë se çfarë të bëjnë më pas”.
Në bazë të statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Maqedonia e Veriut është ndër vendet më duhanpirëse në Evropë, me një rritje alarmante të kancerit të mushkërive. Pirja e duhanit është pjesë e kulturës, por edhe e problemeve shëndetësore dhe ekonomike.
(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

lista zgjedhore

Prej sot mund të verifikoni nëse gjendeni në listën zgjedhore

termet

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra në Shqipëri

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Rritje e pagave vetëm për UShKM-në? Jeton Shaqiri sqaron se do të vlejë për të gjitha universitetet

zelensky tiran

Zelensky në Tiranë, Shqipëria gati për Samitin për Ukrainën

FB_IMG_1709069274434

Në Beograd sot u festua pavarësia e Republikës së Kosovës

Ageler

Ageler: Diskursi i fushatës të fokusohet në çështje esenciale, jo në sulme personale

IMG_9337

Banorët e nisin vetë shkollën shqipe në Nerovë të Krushevës

radoicic radojcic spiric

VIDEO: Radoiçiq grushton ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut

card-trump

Made in Veles: Kartelat ‘milionëshe’ me portretin e Trumpit

INFO

NA NDIQ