Ligji për amnisti në Maqedoni, pritet lirimi i 286 të burgosurëve

ina-online
ina-online

28/09/2023

Nga gjithsej 2.114 të burgosur në të gjithë vendin me Propozim ligjin e ri për amnisti lirohen plotësisht 286 persona, ndërsa 996 të burgosur marrin lirim të pjesshëm nga efekti prej 30 për qind, deklaroi ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në konferencën e sotme për mediat.

Siç tha ministri, kjo shifër u referohet personave që tashmë janë në burgje në të gjithë shtetin, derisa për ata 2.813 që presin të shkojnë në burg do të ketë listë shtesë nga Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve.

Ai informoi se Propozim ligji për Amnisti në Kuvend do të hyjë në procedurë të shkurtuar dhe nuk do të jetë me flamur evropian. Lloga theksoi se si propozues ka dashur që para deputetëve të mbrojë personalisht këtë zgjidhje ligjore.

Në pyejten e gazetarëve pse, përveç shërbimit të provës në dispozicion, propozohet ky ligj, ai arsyetoi se ligji vetëm do të kontribuonte në mënyrë plotësuese në shpërndarjen e kapaciteteve të burgut.

Siç informuan kompetentët në brifingun, shërbimi i provës është funksional me 28 nëpunës të shërbimit të provës dhe 11 zyra.

“Lëndët aktive të provës janë 450, që është burgu i dytë më i madh se Idrizova. Një ditë në burg kushton 1.000 denarë, një ditë nën mbikëqyrjen e shërbimit të provës 50 denarë. Ata që janë nën masat e provës nuk do t’i nënshtrohen amnistisë”, sqaroi shërbimi i provës.

Në brifingun u njoftua edhe ndërtimi i një ndërtese të re në Idrizovë me kapacitet prej 900 vendesh të reja.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Hoda: BDI i ka harruar ushtarët e UÇK-së

Talat Xhaferi3

Talat Xhaferi: Ja deri kur dhe si do të jem si kryeministër

Leonard ademi

Vëllau i Liridonës: Shumë njerëz po na ofrojnë informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë/ Ja ҫfarë thotë për këto informacione

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

muamer

Racizmi i prindërve maqedon ndaj nxënësve shqiptarë

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

INFO

NA NDIQ