Qeveria ka hedhur hapin e radhës për licencimin e basteve online, duke e çuar projektligjin për konsultim publik. Drafti parashikon se pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit do të ngrihet një komision që do të jap licencat.
Komisioni do të përbëhet përfaqësues të tre ministrive dhe nga AKSHi. Por anëtar mund të bëhen edhe persona që nuk ushtrojnë funksione publike, dhe që kane jo më pak se 5 vite përvojë pune.
Një tjetër element që bie në sy është ajo e pagesave që nuk do të jenë me para në dorë mes organizatorit dhe lojtarit. Por veprimi do të kalojnë përmes një agjenti financiar, që mund të jetë Posta Shqiptare, bankat e nivelit të dytë dhe institucionet financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë.
Gjithashtu kompanitë që do të licencohen do të jenë të detyruara të lënë rreth 1.5 milionë euro garanci për mbrojtjen e lojtarëve, si dhe një fond prej 50 milionë lekësh për të garantuar shlyerjen e detyrimeve organeve të tjera të shtetit.
Bastet në Shqipëri u mbyllën me ligj 4 vite më parë. Por pavarësisht kësaj veprimtaria ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme./OraNews.tv