“Ligji për Gjuhët”, Mickoski: Kjo qeveri do të respektojë ligjet dhe Kushtetutën

Picture of INA
INA

03/09/2024

“Kjo qeveri do të respektojë ligjet dhe kushtetutën pa dallim nëse ato vendime gjyqësore na pëlqejnë apo jo.”

Kështu deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Gjuhët.

Ai tha se nuk ka nevojë politizimi i një vendimi që buron nga Gjykata, dhe se çfarëdo verdikti të marrë gjykata më e lartë në vend, duhet respektuar. Megjithatë, Mickoski nuk e mbylli dritaren kur u pyet nëse ekzistojnë hapësira për ndryshimin apo rinovimin e kësaj materie ligjore.

“Unë nuk dua të besoj se ekziston qytetar në Maqedoni që nuk do të respektojë vendim gjyqësor. Ne jemi shtet i cili bazohet në sundimin e së drejtës.

A mund të përmirësohen ligjet?

“Mund të përmirësohen, mund të miratohen ligje të reja. Gjithçka mund të bëhet, por në kuadër, para se gjithash të Kushtetutës, interesit të qytetarëve”, u përgjigj Hristijan Mickoski, Kryetar i Qeverisë.

Mickoski kërkoi që të mos bëhet presion, dhe verdikti të mos marrë konotacione politike, me paragjykimin e rrezikimit të stabilitetit të qeverisë apo shtetit. Ai ia faturoi këtë çështje, njësoj sikurse edhe VLEN-i një ditë më parë, BDI-së dhe LSDM-së për miratimin e një ligji të tillë. Kreu i Qeverisë tha se të gjitha përgjigjet mbi kushtetutshmërinë e këtij ligji, i tregon qartë Komisioni i Venecias.

“Ligji është dorëzuar në kuadër të Gjykatës Kushtetuese, të presim. Nuk e di pse bëhet kjo trysni. Unë, kuptoj se BDI, njerëzit që 20 vitet e kaluara, kanë robëruar një sërë institucione. Nga të varfër u bënë milionerë, do të tentojnë të manipulojnë një pjesë të bashkëqytetarëve tanë me tema etnike. Madje, disa prej tyre guxuan edhe me tema fetare, të përpiqen të manipulojnë”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i Qeverisë.

Micskoski tha se çështjet nuk mund të zgjidhen si në tavolinë suedeze, ndaj vendimet gjyqësore janë vendime gjyqësore, ndërsa vendime politike janë vendime politike. /Alsat.mk

TË FUNDIT
5 orë
Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV
5 orë
Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur
8 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
8 orë
Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)
9 orë
Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE

ME TE LEXUARA

1 ditë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
13 orë
VLEN: Kompania e afërt me Azirin, përfitime edhe nga komuna e Likovës
1 ditë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
13 orë
Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!
19 orë
Në komunën e Likovës ikja e mërgimtarëve mori gjallërinë, rrugë të boshatisura e shtëpi të mbyllura

LEXO MË SHUMË

Krenar Lloga

Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV

Donald Trump

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

avtoskola vozitje

Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes

presheve

Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)

pasaporta-gjermane

Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE

Arben Taravari VLEN

Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!

IMG_0640

Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit

IMG_0639

Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së

remzi-780x470-1

Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!

INFO

NA NDIQ