Ligji për Gjuhët së shpejti nën llupën e Gjykatës Kushtetuese

Picture of INA
INA

04/09/2024

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve së shpejti do të jetë nën llupën e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar nenet kontestuese për të cilat, para organit më të lartë gjyqësor në vend, janë dorëzuar 13 iniciativa, njëra prej të cilave nga VMRO-DPMNE-ja gjatë kohës derisa ka qenë në opozitë.

Ligji, sipas dorëzuesve të iniciativave, është antikushtetues pasi sipas tyre, me të njëjtin parashikohet që gjuha shqipe të jetë gjuhë e dytë zyrtare, në të gjitha institucionet e pushtetit qendror.
Kjo, mes tjerash parashikohet në nenin 2 të ligjit ku theksohet se organet shtetërore dhe lokale detyrohen që të komunikojnë në të gjitha procedurat përveç maqedonishtes edhe në shqip.

“Në institucionet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë nga neni 1 paragrafi (3) i këtij ligji, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj është edhe gjuha të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabeti i saj në: komunikim, përdorim dhe zbatim në të gjitha procedurat e qytetarëve para të gjitha organeve të cilat e përbëjnë pushtetin shtetëror…”, thuhet në nenin 2, paragrafi 3, i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve

Megjithatë, kjo në një sërë institucionesh nuk është zbatuar. Çështje e kontestueshme mbetet edhe zbatimi i ligjit në procedurat gjyqësore, për çka edhe Komisioni i Venecias ka dhënë kritika, pasi sipas tyre, obligimet që dalin nga ky nen janë joreale dhe të shtrenjta për t’u zbatuar, pasi vetë institucionet duhet të sigurojnë mjete për përkthyesit.

“Në procedurat gjyqësore, administrative, ekzekutive, procedurat për ekzekutimin e sanksioneve, procedurat parahetimore dhe hetimore, procedurat penale dhe të kundërvajtjes, procedurat kontestimore dhe jashtëkontestimore, si dhe procedurat tjera para gjykatave, prokurorive publike, si dhe të gjitha organeve, trupave dhe institucioneve, zbatohet gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik, si dhe gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabeti i saj”, thuhet në Nenin 9 të Ligjit për Zbatimin e Gjuhëve.

Kontestuese dhe e pazbatuar mbetet edhe neni 8, në të cilin, mes të tjerash parashikohet përdorimi i shqipes në kartëmonedha dhe uniforma.

“Kartëmonedhat dhe monedhat, si dhe pullat postare do të përmbajnë simbole që e përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të qytetarëve që e flasin gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabetin e saj.

Uniformat e policisë, të zjarrfikësve, të shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe alfabetin e saj”, thuhet në Nenin 8, paragrafi 1 dhe 3.

Ligji, vijon të jetë temë debati edhe 6 vite pas miratimit. Partia e kryeministrit Hristijan Mickoskit, i cili sot nga pozita e kryeministrit bën apel që të mos i bëhet trysni Gjykatës Kushtetuese për të vendosur për ligjin, në kohën derisa ishte në opozitë, bënte apele nëpërmjet konferencave për shtyp që Kushtetuesja ta shfuqizojë ligjin, të cilin asokohe e quante për dygjuhësi.

“Apeloj deri te Gjykata Kushtetuese të vendosë me urgjencë të madhe, duke e respektuar Kushtetutën dhe praktikën nga e kaluara dhe të miratojë vendim me të cilën do të shfuqizohet ligji për dygjuhësi”, deklaroi Igor Janushev, sekretar i VMRO-DPMNE-së (21 janar 2019). /Alsat.mk

TË FUNDIT
16 minuta
“Branitellat”, Mickoski: LSDM-ja e propozoi ligjin për të krijuar tensione etnike
17 minuta
Dioqeza deklarohet për Kishën në Gallatë: Banorët një herë u dëmtuan në 2001, të gjendet zgjidhje paqësore në kuadër të ligjit
1 orë
Zbardhet rasti i plagosjes së 25-vjeçarit në Haraçinë
2 orë
Si u kthye Maqedonia e Veriut, fabrikë e prodhimit të lajmeve të rreme
2 orë
VLEN: BDI dhe LSDM nxitojnë të sjellin ligjin e "branitellave" për të shpëtuar nga korrupsioni politik

ME TE LEXUARA

17 orë
Bexheti: Deputetë të VLEN-it po bëjnë kuorum për rendin e ditës ku është “Ligji për Branitellat”
1 ditë
VLEN: Ligji për përfaqësim të drejtë do të eliminojë abuzimet partiake në administratë
2 orë
VLEN: BDI dhe LSDM nxitojnë të sjellin ligjin e "branitellave" për të shpëtuar nga korrupsioni politik
21 orë
Pjesëmarrja e Gashit në një dasmë në Kosovë, MPB nis procedurë disiplinore kundër gjashtë zyrtarëve policorë
16 orë
Taravari: Ligji për “branitellat” hyri në procedurë parlamentare gjatë pushtetit LSDM-BDI, ja si do të veprojë VLEN
1 ditë
Hetim për tentim vrasje gjatë dhunës familjare në Kavadar
2 orë
Si u kthye Maqedonia e Veriut, fabrikë e prodhimit të lajmeve të rreme

LEXO MË SHUMË

Hristijan Mickoski

“Branitellat”, Mickoski: LSDM-ja e propozoi ligjin për të krijuar tensione etnike

isen shabani

Dioqeza deklarohet për Kishën në Gallatë: Banorët një herë u dëmtuan në 2001, të gjendet zgjidhje paqësore në kuadër të ligjit

Haracina-780x439-1

Zbardhet rasti i plagosjes së 25-vjeçarit në Haraçinë

fake news

Si u kthye Maqedonia e Veriut, fabrikë e prodhimit të lajmeve të rreme

deputetet vlen 2

VLEN: BDI dhe LSDM nxitojnë të sjellin ligjin e “branitellave” për të shpëtuar nga korrupsioni politik

mexhiti izet voa

Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar (VIDEO)

wizzair

Wizzair do të ndërpres linjat nga Këlni për në Shkup dhe Tiranë

Arsim sinani

Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit

granit osmani

Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski

INFO

NA NDIQ