Ligji për pëfaqësim të drejë, Bajram Rexhepi: VLEN po tallet me të drejtat themelore të shqiptarëve në këtë shtet

Picture of Ina Online
Ina Online

22/06/2025

Nënkryeatari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi njëherit edhe shef i shtabit politik në Tetovë, përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj propozim ligjit për përfaqësim të drejtë ku ky ligj sipas Rexhepit nënçmon shqiptarët dhe është tallje me të drejtat themelore të shqiptarëve në këtë shtet, shkruan Top24

“Nën pretekstin e një “ligji të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, po tentohet të legalizohet padrejtësia, duke u zëvendësuar mekanizmi i balancuesit me një “trup koordinues” pa fuqi reale, dhe pa të drejtë sanksionimi. Ky nuk është një hap drejt barazisë, por një kthim prapa drejt një realiteti të trishtë, ku shqiptarët përjashtohen nga institucionet, nga vendimmarrja dhe nga mundësia për të ndërtuar të ardhmen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.”, shkruan Rexhepi.

Postimi i plotë i Bajram Rexhepit:

Të dashur bashkëqytetarë,
Sot jemi dëshmitarë të një talljeje të hapur dhe të dhimbshme me të drejtat themelore të shqiptarëve në këtë shtet.

Nën pretekstin e një “ligji të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, po tentohet të legalizohet padrejtësia, duke u zëvendësuar mekanizmi i balancuesit me një “trup koordinues” pa fuqi reale, dhe pa të drejtë sanksionimi. Ky nuk është një hap drejt barazisë, por një kthim prapa drejt një realiteti të trishtë, ku shqiptarët përjashtohen nga institucionet, nga vendimmarrja dhe nga mundësia për të ndërtuar të ardhmen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Nuk guxojmë të heshtim përballë kësaj padrejtësie. Asnjëri nga ne nuk duhet të heshtë. Ky ligj është një përpjekje e rradhës për të “zbukuruar” padrejtësinë me fjalë boshe dhe raporte formale njëherë në vit.

Por cilësia e jetës së qytetarit nuk matet me raporte, ajo matet me mundësi, me përfaqësim real dhe me dinjitet të barabartë.
Ju ftoj që së bashku të ngrejmë zërin për një ligj të drejtë, me mekanizma të definuara detyrues dhe sanksionues, për kontroll dhe përgjegjësi të qartë. Nuk do të lejojmë që tallja me shqiptarët të bëhet normë ligjore.
#Bashkë për dinjitetin tonë!

TË FUNDIT

Një urim ndryshe nga Xhensila për ditëlindjen e Ledrit

ASH: Rezoluta e BE-së alarmon për ndikimin serbo-rus, Brukseli e kuptoi, a e kupton edhe VLEN?

Mickoski: Janë arrestuar disa persona për shkaktimin e zjarreve – po luftojmë me stuhinë e zjarrit

BDI: Shqiptarët po përjashtohen, në Agjencinë për Siguri Kombëtare rezultati është 40:1

Maksi i ZNAM-it me tone të ashpra nacionaliste pas raportit të Parlamentit Evropian

Babai rrahu vajzën 11 vjeçe dhe e regjistroi me telefon, ja në cilin qytet të Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË