Ligji për tatimin e solidaritetit në seancë parlamentare

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/02/2023

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta vazhdojë seancën e 103-të, ku ndër pikat e rendit të ditës është edhe Propozimi për ligjin për tatimin e solidaritetit, në procedurë të shkurtuar, me të cilin parashihet vendosja e taksës së solidaritetit për vitin 2023 si tarifë publike e njëhershme, e jashtëzakonshme dhe e përkohshme.

Në arsyetimin e Projektligjit të dorëzuar nga Qeveria, gjegjësisht Ministria e Financave, thuhet se është bazuar në modelin e Rregullores së BE-së 2022/1854 të datës 6 tetor të vitit 2022 për ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e problemit të çmimeve të larta të energjisë për të zbutur pasojat e krizës energjetike. Përmes pagesës së këtij lloji të tatimit mbi fitimin shtesë, kompanitë që kanë realizuar fitime të tepërta gjatë krizës do të kontribuojnë proporcionalisht në zbutjen e pasojave të krizës.

“Për të arritur këtë qëllim, konsiderojmë se edhe vendi ynë duhet të ndërmarrë veprime edhe për vendosjen e një takse që do të ketë funksion solidariteti dhe përmes së cilës do të sigurohen burime financiare që do të përdoren plotësisht për financimin e Programit për masat për përballjen me krizën. Një taksë e tillë është me interes të përgjithshëm për të gjithë qytetarët dhe vendosja e saj do të bazohet në parimet e drejtësisë, barazisë dhe proporcionalitetit, sipas të cilave çdokush është i detyruar të marrë pjesë në shlyerjen e shpenzimeve publike në përputhje me mundësitë e tij ekonomike”, thuhet në arsyetimin e projektligjit.

Përgjegjës për pagesën e këtij lloji të tatimit, siç thuhet në draft tekstin e ligjit, është personi përgjegjës për tatim në fitim sipas Ligjit për tatimin në fitim, i cili në vitin 2022 ka realizuar të ardhura totale më të mëdha se 615.000.000 denarë. Taksa do të duhet të paguhet më së largu deri më 31 maj të këtij viti dhe pritet të ketë implikime pozitive fiskale në Buxhetin e Shtetit në vlerë prej rreth 4,7 miliardë denarë.

Përgjegjës për pagesën e këtij lloji të tatimit, siç thuhet në propozim tekstin e ligjit, është personi përgjegjës për tatim në fitim sipas Ligjit për tatimin në fitim, i cili në vitin 2022 ka realizuar të ardhura të përgjithshme më të mëdha se 615.000.000 denarë. Taksa do të duhet të paguhet më së voni deri më 31 maj të këtij viti dhe pritet të ketë implikime pozitive fiskale në Buxhetin e shtetit në vlerë prej rreth 4,7 miliardë denarë.

Ndër pikat e mbetura janë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tarifën doganore, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Në ueb faqen e Parlamentit nuk ka paralajmërim se kur do të fillojë seanca e 104-të, në të cilën do të debatohet për Propozimin për rikonstruksionin e Qeverisë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rijad shaqiri hysni shaqiri

Rijad Shaqiri: Unë me mburrje e them se jam biri i Hysni Shaqirit

vlen llogo

VLEN: Bujar Osmani është supermjeshtri i korrupsionit në këtë shtet

mpj22-696x385

Maqedonia e Veriut formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme

mesuesi

Vdiq pishtari i arsimit, mësuesi nga Sllupçani, Qemal Iseni

arberesha kryeziu

Deputetja e VV-së, Hyseni: Bujar Osmani përfaqësues i “Ballkanit të Hapur”, Arben Taravari i rreshtuar përkrah Kosovës

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Dy ditë historike për Kosovën në Strasburg – sot nis Asambleja e Këshillit të Evropës

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Mjekët specialistë privatë në RMV nga sot në grevë të përgjithshme

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ