Lija e majmunit a është në Maqedoninë e Veriut, flet ministri i shëndetësisë, Bekim Sali?

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali theksoi për TV 24 se në Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë rast të lisë së majmunëve, por megjithatë, ai shtoi se është i shqetësuar për përballjen me një epidemi të mundshme.

“As Instituti i Shëndetit Publik dhe as Klinika Infektive nuk kanë raportuar ndonjë rast dhe as ndonjë të dyshimtë për linë e majmunit”, theksoi Sali. Ai theksoi se nuk ka trajtim specifik për këtë, ndërsa vaksina kundër variolës është mbrojtje kundër këtij virusi.(INA)