Lika a po ja kthen shpinën Ahmeti dhe a po formon parti, ja çka shkruan portali nga Tetova?!

0

Çfarë po ndodhë me ish-zv/kryeministrin Hazbi Lika, i cili ka disa muaj që është i heshtur pas largimit nga posti i lartë qeveritar, me shuarjen e sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit. Ai deri tani nuk ka folur në publik, por portale të ndryshme kanë nxjerrë thashetheme nga më të ndryshmet.

Së fundi sipas portalit Tetova1, Lika po përgatitet për të formuar subjekt të ri politik dhe se me këtë vendim ai përfundimisht do t’ia kthejë shpinën BDI-së dhe Ali Ahmetit.

këtij portali, Lika i njohur si ish-komandant Çela në shtator pritet të dal me subjektin e ri politik, ndërsa më tej theksohet se në radhët e tij do të bashkëngjiten edhe bashkëpartiakë të tjerë që deri tani janë pjesë e BDI-së. “Në këtë rrugëtim të ri politik, Hazbi Likës pritet ti bashkohen të gjithë anëtarët dhe ish funksionarët e BDI-së që janë të pakënaqur nga udhëheqja aktuale e partisë në krye me të ashtuquajturin ‘Klanin e Zajazit’”, shkruan portali nga Tetova. (INA)