Likovë, 3.6 milionë euro për ujësjellësin

Ujësjellësi në Komunën e Likovës pritet të bëhet realitet brenda dy viteve. Këtë në një intervistë për programin tonë e konfirmoi edhe kreu i kësaj Komune, Erkan Arifi, i cili na deklaroi se për gypsjellësin e ujësjellësit në të gjitha fshatrat e Komunës së Likovës. Ministria e ambijentit jetësor dhe planifikimit hapsinor ka siguruar 2 milion euro , kurse për Filterstacionin e ujësjellësit Banka evropiane për investime ka ndarë 1.3 milion euro, ndërsa Komuna e Likovës në bashkëfinancim ka siguruar 300 mijë euro.

“Rreth investimeve që pritet të bëhen gjatë vitit 2018 , nga buxheti i Komunës së Likovës dhe buxheti i Qeverisë së RM do të investojmë në disa proekte kapitale, që kapin një kosto të lartë edhe gypsjellësi për vendbanimet e Komunës së Likovës që do të vazhdojë nga fshati Mateç në drejtim të fshatit Vishticë dhe Nikushtak, poashtu Vishticë-Ropalcë, pastaj nga fshati Sllupçan – Vaksinë – Llojan si dhe Sllupçan – Opajë, që kap një kosto prej 2 milion euro, mjete këto të siguruara nga Ministria e ambijentit jetësor dhe planifikimit hapsinor. Poashtu Filter stacioni që do të ndërtohet në fshatin Likovë për të gjitha vendbanimet e Komunës së Likovës për ujë të pijshëm me mjete të siguruara nga Banka evropiane për investime në lartësi prej 1.3 milion euro dhe 300 mijë euro nga buxheti i Komunës së Likovës me me participim dhe kofinansim, që do ta përmbyllim një projekt shumë të rëndësishëm për banorët e Komumës së Likovës “ – na deklaroi Erkan Arifi , kryetar i Likovës.

Sipas dinamikës së planfikuar të punimeve pritet që uji në çezmat e disa fshatrave nga ujësjellësi komunal të rrjedh gjatë vitit 2019.

“Gjatë vitit 2018/19 ky proekt me gypsjellësin dhe Filterstacionin do të përfundojë, pastaj Banka evropiane investuese ka një kusht që ato mjete që janë siguruar për Filterstacionin të jenë funksionale në fund të objektit dhe planifikojmë që në fund të vitit 2019 në disa fshatra ta lëshojmë ujin e pijshëm për qytetarët e Komunës së Likovës” – thotë Erkan Arifi.

Sipas buxhetit për vitin 2018, në Komunën e Likovës është paraparë realizimi edhe i shumë +proekteve të tjera kapitale.