Likovë, vëtëm sot 6 të infektuar me koronavirus

0

Komuna e Likovës përmes faqes së saj të Facebookut ka informuar se vetëm sot janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus në këtë komunë në Kumanovë.

“Numri i të prekurve nga koronavirus Covid-19 në komunën tonë, për fat të keq, po vazhdon të jetë shqetësues, përkundër apeleve (lutjeve) të shpeshta nga ana e jonë, prandaj edhe po vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë, pasi që prej 6 rasteve të paraqitura sot në regjionin e Kumanovës, të gjithë – 6 janë nga komuna e jonë e Likovës” shkruhet në postim.

Nga kjo Komunë kërkojnë që qytetarët t’u përmbahen rekomandimeve, të mos takohen për biseda në sheshe, para marketeve, para çdo objekti afarist apo hapësirave tjera publike. Të respektohet distanca fizike prej minimumi 2 metrash larg njëri-tjetrit dhe të përdorin maskat mbrojtëse dhe dorëzat.