Lille ka arritur që ta marrë edhe një rezultat të mirë në Ligën e Kampionëve ku ka barazuar me rezultat 1-1 kundër Juventusit në Francë. David (27’) shënoi për Lille kurse barazoi nga penalltia Dusan Vlahovic 60’)
Lille ka vazhduar me paraqitje të mira në Europë ku është në vendin e 12-të më 7 pikë. Ata nga 4 xhiro të Ligës së Kampionëve kanë dy fitore, një humbje dhe një barazim.
Juventus është dy pozita më lartë, edhe ata me 7 pikë.
Pjesa e parë ishte e barazpeshuar, por që të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre për të shënuar.
Goli i parë në këtë ndeshje u shënua nga Juventusi, por që ishte pozitë jashtëloje. Autori i golit, serbi Dusan Vlahovic nuk u pajtua me vendimin e anësorit për këtë pozitë jashtëloje, por gjyqtari kryesor nuk u mor shumë më të dhe e anuloi golin i cili u shënuan në minutën e 24.
Tre minuta më vonë, Edon Zhegrova do të merrte një top nga mbrojtja, do ta kalonte një lojtarë dhe nga mesi i fushës do të largonte katër mbrojtës nga loja për të asistuar të Jonathan David që e konkretizoi në gol asistin e asit kosovar.
Juventusi ishte afër për ta barazuar rezultatin kur Vlahovic (34’) goditi me këmbë të djathtë në këndin e djathtë të golit, por që u prit nga portieri i Lille.
Juventus për një moment u mendua që barazoi rezultatin në minutën e 42 ku shënoi Teun Koopmeiners por që edhe ky gol u anulua shkaku i i pozitës jashtëloje.
Kështu pjesa e parë përfundoi e barabartë me rezultat 1-0.
Pjesa e dytë erdhi pas një penalltie që u shkaktua në minutën e 59-të nga Lille e që në gol e shndërroi në minutën e 60-të Dusan Vlahovic.
Deri në fund të ndeshjes asnjëra skuadër nuk arriti që të shënojë gol dhe ajo përfundoi me rezultat 1-1.’