Lille e gatshme ta shes Edon Zhegrovën

Picture of Ina Online
Ina Online

27/02/2025

Kanë mbetur edhe pak muaj dhe më pas ai do të largohet: Edon Zhegrova do të ketë të drejt të largohet nga Lille në fund të këtij sezoni.

ZHegrova, të cilit nuk iu lejua largimi gjatë janarit për t’iu bashkuar Napolit, do të ketë të drejt largimi gjatë verës që po vjen.

Për këtë siguron mediumi francez “L’Equipe”.

25 vjeçari iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik në janar, ndërsa është duke u përgatitur të rikthehet në ekipin e Lillet në momentet kyçe të sezonit.

Përfaqësuesi kosovar po punon që të jetë gati për ndeshjen e së tetës së finales kundër Borussia Dortmundit më 4 e 12 mars.

Presidenti i klubit, Olivier Létang u mundua ta bindte lojtarin që ta vazhdojë kontratën me përmirësim të kushteve, por në fund palët ranë dakord që të ndahen pas qershorit të këtij viti pasi lojtari refuzoi ta hidhte të zezën mbi të bardhë.

Interesimin më të madh për anësorin e ka shfaqur Napoli, por atë në Itali e pëlqejnë edhe Juventusi e Milani.

Gjithashtu, “Messin e Kosovës” e vëzhgojnë me kujdes edhe klubet gjermane dhe ato angleze.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e 25 vjeçarit, i cili është i gatshëm për hapin e radhës në karrierë.

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË