Limaj rrëfen për përballjen me Millosheviqin në ashensor

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar se si kishte refuzuar t’ia zgjasë dorën Sllobodan Millosheviqit derisa të dytë po gjykoheshin në Hagë.

Ai ka thënë se pasi kishin kryer vizitat familjare ishin takuar në ashensor dhe se Millosheviqi kishte provuar t’ia zgjasë dorën, por ai kishte refuzuar një gjë të tillë.

“Kemi qenë në vizita familjare dytë dhe në ashensor kemi hyrë për t’u ngjitur në dhoma pasi kemi kryer vizitat familjare. Vetem në dy në ashensor dhe po donë më ma zgjatë dorën më u pershendet, dhe po më pyet si kalove në vizitë. Po më vjen keq por s’mund të flas me ty. Tha pse, i thash arsyeja pse jemi këtu, je ti. Ju e keni lehtë me kalu e me ardh me ma zgjatë dorën, por unë s’mund ta bëj sepse ka shumë gjak mes neve dhe për atë gjakderdhje shkaktar je ti. Ka shumë dhimbje e gjak që ka shkaktuar politika juaj”, ka treguar Limaj në një intervistë për Syri TV.

Më tutje, ai thotë se ka komunikuar me të tjerët por jo me Millosheviqin sepse thotë kur e ka parë atë, i janë parafytyruar mijëra njerëz.

“Me të tjerët kam komunikuar. Kur e kam parë atë njeri m’kanë dal fytyrat e mijëra njerzve dhe krejt asaj që ka ndodhë në vendin tonë prej 1987 dhe nuk kam mund ta kapërcej atë dhembje të kombit dhe me ia zgjaë dorën dhe me u bë sikur nuk ka ndodhë asgjë”, ka shtuar Limaj.