Limani: Ali Ahmeti ka disa shtëpi, vetëm njëra mbi 500 mijë euro (VIDEO)

Picture of designer@fetishimedia.ch

25/04/2023

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani, në Programin 200 në Alsat, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për të cilin ka thënë se është personi më i korruptuar në BDI dhe se është pasuruar pas lufte në mënyrë të paligjshme.

Sipas Limanit, Ahmeti pëveç shtëpisë dhe pronave tjera në Kërçovë, ka edhe disa vila në bregdetin e Shqipërisë.

“Se ka vilë tek Gjiri i Lalëzit (Shqipëri) ajo dëshmohet edhe në përgjimet e famshme. Se ka pronë në Golem (Shqipëri) dëshmohet me dokumentacion, se ka shtëpi mbi themelet e shtëpisë së vjetër e cila kushton mbi 500 mijë euro ka. Është fakt. Se ka ble toka të mixhallarëve përballë dhe anash shtëpisë së tij është fakt. Se i ka dislokuar të gjithë mixhallarët prej kufijve ekzistues në anën tjetër të Zajazit është fakt. Se ka vilë në Bukovik është fakt. Se familja e tij (vëllezërit bashkë me fëmijët) kanë uzurpruar të gjitha tokat në Bukovik është fakt. Kjo dëshmohet aty dhe mund të dëshmohet edhe me dokumentacionet tjera plotësuese”, theksoi Fatmir Limani në Programin 200 në Alsat.

Limani thotë se Ahmeti s’ka qenë i pasur para se të vinte në pushtet.

“Lëre që s’ka qenë i pasur. Ne të gjithë kemi qenë të vobegët edhe të varfër dhe njihemi me njëri-tjetrin. Nuk merrem me këtë unë. Arsyeja tjerët përse e kam publikuar (videon) ishte se i gjithë opinioni dhe shokët ku uleshim ne, thoshim nuk votojmë ne BDI-në por votojmë Ali Ahmetin se është i vetmi njeri i pakorruptuar, e që po na del se edhe maja e udhëheqjes së subjektit është mi korruptuari se gjithë pjesa tjetër”, tha Limani.

Ai foli edhe për siç tha, prejardhjen e kësaj pasurie.

“Këto mjete dhe kjo pasuri vijnë nga tre hidrocentralet që janë në lumin e Baçishtit, në Kërçovë dhe janë në pronësi të familjes së Aliut. Vijnë prej te licencat që ju ndanë djalit të tij për prodhim të rrymës elektrike. Çdo të thotë prodhim i rrymës elektrike, do të duhet të kesh hidrocentral, termocentral e kështu me radhë. I është dhënë licenca për prodhues dhe shit-blerës. Dy licenca i ka. Pse nuk i ka ndonjë djalë tjetër, apo ndonjë inxhinier i shquar”, tha Limani.

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, tha se të gjitha këto pohime të tij duhet t’i hetojë Prokuroria, në të cilën ai nuk ka aspak besim-së, pasi dyshon se kontrollet nga pushteti.

Për vete mohoi të ketë qenë i korruptuar gjatë kohës sa ka qenë zv.drejtor i Elemit, si kuadër i BDI-së. “Më ka ruajtur Zoti. Më ka ruajtur gjaku i babait tim. Nuk jam korruptuar”, tha Limani në intervistën e tij për Programin 200, në Alsat.

https://www.facebook.com/watch/?v=803212061292876

TË FUNDIT

Andonovski: Procedura për operatorin e tretë mobil është në zhvillim, presim përfundim të shpejtë

‘Hera e fundit që flas’, rrjeti e ‘kryqëzoi’ për veshjen, flet Sara

Ledion Liço reagon pas deklaratës së Ben Blushit në emisionin e Arbana Osmanit, për moderimin e Big Brother VIP

“Nëse do kishim trajner, nuk do humbnim ndaj Shqipërisë“, kapiteni i Serbisë shpërthen ndaj Stojkoviç pas eliminimit: Po vuajmë

Ja kur do të hidhet shorti i Play-off-it të Botërorit, Shqipëria do të mësojë kundërshtarët dhe si do të funksionojë

Goditja me bërryl mund t’i kushtojë Ronaldos; rrezikon të humbasë 2 ndeshjet e para të Botërorit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË