Limani i përgjigjet Ahmetit: Ankthin e keni nga Albini

ina-online
ina-online

24 Gusht, 2023

Fatmir Limani përmes një shkrimi më rrjetin social Facebook i është përgjigjur kreut të BDI, Ali Ahmeti i cili në RTK e quajti opozitën shqiptare në Maqedoni të vogël.

Limani tha se këto deklarime vijnë si pasojë e ankthit që ka BDI nga kryeministri Albin Kurti.

Më poshtë e keni shkrimin e plotë të Limanit

☆ ALBINIZMI DHE ANKTH I AHMETIT

Pritja me protokolle zyrtare e Kryeministrit-Albin Kurtit në Komunën e Çairit e Tetovës dhe keqpërdorimi i vizitës së Ministrit të Transportit në zyrat Partiake të LSDM/BDI-së, janë shpjegim në vehte i të shqetësuarve që gjuajnë shqelmat e fundit të jetë-jetesës në politikë.

Albin Kurti u prit dhe përcollë me respekte të thella nga Kryetarët e Komunave, për të përuruar dy Projekte që lidhen me historinë dhe vazhdimsinë e lidhjeve mes shqiptarve të Shkupit e Prishtinës, Tetovës e Prizrenit, Malsisë së Sharrit e Kukësit, Radikës e Dibrës, Strugës dhe Tiranës.., por që në vazhdimësi përpara ardhjes, pas përcjelljes dhe deri më sot, vizita e Kryeministrit nga LSDM/BDI, trajtohet si ilegale dhe e keqpërdorur nga Subjektet e Opozitës së Bashkuar shqiptare.

Mjeranët dhe kriminelët e veshur me petkun e qeveritarve të sëmurë për karrike në momentet që ndjejnë rënie-humbjen e pushtetit, përmes lajmeve të paguara mundohen që të defokusojnë masën, duke cilësuar vizitën si private, të fshehtë, të parëndësishme dhe të pavlefshme..
Dhe menjëherë pas shpifje-akuzave se Kryeministri i Kosovës qenka shfrytëzuar, për qëllime partiake (duke harruar pritjen protokolare në Komuna), organizuan takim me Ministrin e Lidhjeve dhe Transportit në zyrat partiake të Selisë së LSDM/BDI-së në Reçicë të Vogël, për të shfrytëzuar e përvetësuar projektet e realizuara disa ditë më parë nga Kryetarët e Komunave Çair dhe Tetovë.

Vizitat me qëllime dhe përfitime partiake zhvillohen në seli, në zyra, në parti, ndërkohë që vizitat me qëllime dhe përfitime popullore zhvillohen në institucione Komunale, të cilat janë të krijuara që të zhvillojnë dhe mbrojnë interesat e përgjithshme popullore.

■ Për t’u lehtësuar ankthin qeveritarve të pangirë me krim, kriminalitet, vjedhje dhe dëbimin e “mendjes së ndritur” shqiptare do t’u rishpjegoj qëllimin e vizitës së Kryeministrit Albin Kurti:
– U planifikua, organizua, ishte dhe mbetet në shërbim të legjitimimit si Kryeministër i pranueshëm nga shqiptarët edhe jashta territorit të Kosovës, bindje të cilën PINJOLLËT e Projektit “Ballkani i Hapur” (Vuçiq, Ahmeti, Abazoviç dhe Rama), dëshironin ta izolonin Kryeministrin e Kosovës, duke e shpallur si anti-kombëtarë, anti-evropian, anti-amerikan dhe anti interesave të pionerve ruso-jugosllav.

● Albinizmi i gatuar në brumin e ideologjisë së Hasan Prishtinës është duke u zhvilluar natyrshëm dhe s’do arrishë t’i presish rrugën.

*Ps: Ali Ahmeti, ndalo Shefik (shoferin) mos u bëjë presion aktivistëve sa s’ta kam ndalur unë !

F. B. L.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

Taravari: Lëvizja BESA ka rritje të elektoratit

vmro-mickoski

Kuzeska: Mickoski është kopje e Gruevskit

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

Fatmir Mexhiti

Mexhiti në OKB: Përgjigjja kolektive në kohë pandemie ndërton sistem shëndetësor rezistent

driton iseni

Iseni: A duhet me ndrru emrin Goran për një avancim se me Driton s’pe do

librat-780x439

Arrihet marrëveshje, biblioteka e Tetovës nuk do të dislokohet

Bujar-Osmani-OKB

Rusia tentoi ta pengojë Osmanin para Këshillit të Sigurimit, Rama nuk e lejoi

zhan

Klinika Zhan Mitrev mbetet me strukturën e vjetër të pronësisë, negociatat për partner strategjik nuk përfunduan me marrëveshje

INFO

NA NDIQ