Limani lë të hapur kandidimin për Kërçovën: “Nuk e përjashtoj mundësinë”

Picture of INA
INA

02/07/2025

Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini nga radhët e VLEN, Fatmir Limani, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të kandidojë për kryetar të Komunës së Kërçovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vjeshtë. Në një deklaratë për mediat, Limani konfirmoi se emri i tij është përfshirë në sondazhet e fundit që po zhvillohen nga opozita shqiptare.

“Emri im është duke u anketuar, është pjesë përbërëse e anketave që po bëhen edhe nga pala tjetër e opozitës. Nuk e përjashtoj këtë mundësi. Të gjithë e dimë se as Kërçova dhe asnjë komunë tjetër nuk janë çështje dëshire personale, por realitet i ndërtuar mbi kërkesat dhe nevojat konkrete të qytetarëve”, theksoi Limani.

Ai shtoi se çdo vendim do të merret në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe në koordinim me strukturat politike të koalicionit, duke lënë të hapur mundësinë që të dalë me kandidaturë zyrtare për të udhëhequr komunën.

“Ashtu siç do të vendoset nga strukturat përkatëse dhe nga qytetarët, ashtu do të prononcohemi në fund”, deklaroi Limani, duke lënë të kuptohet se kandidatura e tij do të varet nga dinamika politike dhe pritshmëritë në terren.

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË