Limani me postimin e radhës: Kush kontrollon bizneset e bixhozit dhe kazinove

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/02/2023

Fatmir Limani nga Lëvizja BESA ka dal me një postim të ri me dyshime për krim të organizuar.

Ja postimi i tij:

Krimi i organizuar kryesor, për licencën e dytë të LOTARISË në MAQEDONI është kompania “NOVOMATIK”. E gjitha fillon me Kazinon në Gjevgjeli, që drejtohet nga GRAF me bashkëpuntor TAL SILBERSTEIN, me përkatësi Hebraike, i cili harton strategjinë e veprimeve politike të BDI-së.

Njeriu, i cili BDI-së, i mësoi marifetin e mashtrimeve të mëdha që përmes reklamimit në 3-D, të paraqesi si të realizuara projektet në imagjinatë-dëshirën e njerëzve.
Dhe përmes gënjeshtrave të sigurojë pushtetin Diktatorial, të cilin e ushtrojnë ndër vite.

E gjitha kjo e finansuar nga fonde që burimet i kanë në bizneset e errta, e të cilat zhvillohen përmes Bixhozit, Lotarive, Lojrave të Fatit dhe Kazinove që dirigjohen nga pushtetarët e tanishëm.

Duhet analizuar edhe mashtrimi i votuesve përmes teorive dhe projekteve inekzistente të tipit:
• Kryeministër Shqiptar, që s’u bë.
• Agjenda e Gjelbërt, që s’u bë.
• Bashkë për Evropë, që s’do bëhet.

• Koridori i 8-të, që s’u bë
• Tuneli nga Tetova në Prizren, që s’u bë.
• Autostrada nga Shkupi në Bllacë, që s’u bë.
• Hekurudha e famshme Kërçovë-Lin, që s’do bëhet.

ÇFARË DUHET ANALIZUAR DHE THEKSUAR NË TË GJITHË KËTË SITUATË ?!

▪︎ “AUSTRIA KAZINO”, nën “hije” të së cilës operon NOVOMATIK, drejtohet nga austriaku GRAF e që është ndër më të pasurit në Austri. Dhe shtrohet pyetja pse duhet lejuar që ky njeri të rjepi popullin tonë, të shumëvuajtur ?!!!

• Nxënësi i TAL SILBERSTEIN-it është ASAF, konsulent Kovaçevskin, Vuçiqin, Ahmetit dhe Ramës, por që në periudhën e hershme ka qenë edhe “mësues” Gruevskit, e të gjithë këto shpikën:
PROJEKTIN E FAMSHËM TË “BALLKANIT TË HAPUR” !!!

ME KËTË RAST DUHEN THEKSUAR:
• 40.000.000 € qarkullime vjetore nga LOTARIA !

• 500.000.000 € qarkullime vjetore nga KAZINOT !

• LICENCAT DHE LEJET ndahen nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Lotarisë, të cilat udhëhiqen nga funksionarë shqipfolsit të BDI-së.

• PAS TË GJITHA KËTYRE SHTROHEN EDHE PYETJET :
– Pse subjekti i BDI-së, miratoi Ligjin e Legalizimit të DROGËS ?!

– Pse subjekti i BDI-së, përhapi bixhozin, lojërat e fatit dhe kazinot në vendin tonë ?!

– Pse subjekti i BDI-së, hartoi projektin e dëbimit të shqiptarve që nuk pajtohen me politikat e rrezikshme të sajë ?!

– Ku përfundojnë të gjitha këto para që u përmendën më sipër ?!

– Ku pikëtakohen funksionarët, të korruptuarit, kriminelët dhe krimi i organizuar në të gjitha këto situata ?!

POPULL ËSHTË KOHA E FUNDIT, PËR T’U VETËDIJËSUAR !
VEPRO SA NUK ËSHTË BËRË VONË, PËR TË ARDHMEN E FËMIJËVE TONË E TUAJ !”, ka shkruar Limani.(INA)

https://www.facebook.com/100013920463093/posts/pfbid0VeQ6VumX4xcXQz6q4vSL3Vw9V4WKEf2FbKMQm4qku3iMrhB423wQ2WtLs62YD6Msl/?mibextid=UUgoR4

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bislimi-petkovic-lajcak

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

kufiri kroaci serbi

Serbia mohon gjithçka, i paraqet si normale vonesat në kufi: I kemi forcuar kontrollet për të gjithë udhëtarët, po bëjnë panikë

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

IMG_1225

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Screenshot_2024-04-17-23-01-56-446_com.facebook.katana-edit

Mesazhi i Rijad Shaqirit nga Likova: Kush ka frikë nga ujqërit, nuk futet në mal

INFO

NA NDIQ