Lionel Messi i dërgon mesazh Cristiano Ronaldos para ndeshjes Juventus – Barcelona

0

Lionel Messi ende shpreson që Cristiano Ronaldo të mund të marrë pjesë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve javën e ardhshme midis Barcelonës dhe Juventusit, megjithëse sulmuesi portugez ka testuar pozitiv për koronavirus.35-vjeçari fillimisht rezultoi pozitiv për Covid-19 më 13 tetor ndërsa ishte në detyrë me Porugalinë, duke e detyruar atë të tërhiqej nga skuadra dhe të vetë-izolohej, dhe ai ka humbur dy ndeshjet të Juve kundër Crotone dhe Dinamo Kyiv, përcjell GazetaBlic Sport.Juve pret Barçën të mërkurën e ardhshme dhe në përputhje me protokollet e Uefa, Ronaldo kishte një test tjetër sot – një javë larg ndeshjes – por ende ka virusin.

‘Padyshim që kur Cristiano luajti për Real Madrid, ndeshjet ishin të veçanta’, tha Messi për DAZN përpara El Clasicos të kësaj fundjave.‘Ndeshjet kundër tyre janë gjithmonë speciale, por me Cristianon në fushë ata morën një rëndësi të veçantë. Të mërkurën mund të ketë këtë sfidë tjetër dhe ne shpresojmë që Cristiano të jetë gati dhe së shpejti të shërohet nga Covid’, përfundoi Messi.