Liqeni i Ohrit pa kufij ujor mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, peshkatarët shpesh arrestohen

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23/02/2023

Bardhyl BERBERI/INA

Policia kufitare e Maqedonisë së Veriut na rrëmben peshkatarët në ujrat tona teritoriale. Rasti kishte ndodhur edhe me dy vëllezërit peshkatarë Seitllari nga fshati Mëmëlisht, të cilët u mbajtën për tre ditë në burgun e Ohrit.

Ata vetëm pas tre ditësh pas zhvillimit të takimeve dy palëshe ata janë lënë të lirë por varkat mjetet e peshkimit dhe peshku i kapur gjatë gjuetisë ju sekuestrua nënë preteksin se kanë shkelur ujrat e Maqedonisë së Veriut në liqen, kur nuk ekziston fare kufiri.

Duket vërtet paradoksale, por që nga viti 1997 midis Shqipërisë dhe Maqedonisë mungon një vijë kufitare ujore e cila është bërë shkak për shumë incidente ndërkufitare midis peshkatarve pogradecarë që kryejnë gjueti në liqen dhe patrullës kufitare policore të Maqedonisë, e cila shpesh herë rrëmben peshkatarët në liqen sëbshku me mjetet e lundrimit, megjithë gjahun e kapur nën preteksin se na keni shkelur ujrat tona kur nuk ekziston asnjë vijë kufitare në liqen apo shenjë ndarëse siç ka qënë para vitit 1997 kur gjatë gjithë vijës kufitare në liqen kishte shenja dalluese që ndanin kufirin midis dy shteteve.

Në marrëzirat e vitit 1997 u bënë preher edhe shenjat dalluese kufitare të cilat qëlloheshin me armë dhe më pas dëmtimit ato fundoseshin në fund të liqenit. Herë pas here janë rrëmbyer peshkatarët shqiptarë në ujrat e liqenit së bshku me varkat motorike dhe rrjetat e peshkimit madje edhe me gjahun që kishte kapur dhe pasi janë mbajtur dy tre ditë në policinë e Ohrit duke krijuar drama familjare pasi familja kur nuk iu kthehen të afërmit mendon për ndonjë fatkeqësi në liqen të cilat kanë qënë të shumta me peshkatrët në këtë liqen.

Ata kërkojnë ndihmën e policisë kufitare e cila pas bisedimeve rutine me homologët fqinj njofton familjet e peshkatarve se të afërmit e tyre janë në burgun e Ohrit pasi kanë shkelur vijën kufitare në liqen kur kjo vijë kufitare nuk ekziston!

Janë të rrallë ata peshkatërë shqiptarë që nuk janë rrëmbyer në liqen nga policia kufitare maqedonase nën preteksin se jeni duke gjuajtur në ujrat e Ohrit. Më pas pritet takimi dy palësh që zhvillohet një herë në muaj bisedimeve dy palëshe midis dy policive të asaj të Ohrit (Maqedoni ) dhe të Pogradecit ata janë lënë të lirë por varkat dhe mjetet e gjuetisë iu janë vonuar gati 2 -3 muaj pas një procedure të gjatë me disa takime protokollare.

Kryetari i shoqatës së peshkatarve, Thoma Simaku thotë për agjencinë e lajmeve INA se shteti duhet të ndëryjë urgjentisht të vendosi vijën kufitare në ujrat e liqenit që të zhgjidhet ky ngërç që ka sjellë shumë shqetësëime dhe drama familjare kur të afërëve ju zhduken familjarët në ujrat e liqenit të cilët shpesh herë dyshojnë tek ndonjë fatkeqësi mbytjesh në liqen pasi ka shumë raste me peshkatrë të mbytur në ujrat e liqenit për shkak të motit të keq.

Sipas policisë kufitare ky është një problem madhor që duhet të zgjidhet në rang ministrish respektive pasi edhe vendosja e shenjave të reja kufitare ka një kosto jo të vogël ekonomike. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

komedi kushtrim qerimi avni shkodra sopi

Një Stand Up Comedy e veçantë në Kumanovë (Foto)

elena petrova fatmir besimi

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

scholz sholc

Jonuzi: Pas Albin Kurtit edhe Scholz përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë!

Albin Kurti Adem Demaci

Pse mungoi Albin Kurti në tubimin e VLEN-it në Berlin?

stevo pendarovski

Pendarovski: Oferta e Mickoskit për koalicion është shenjë dobësie

gashi berlin

Gashi: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

stevo pendarovski

Pendarovski: Ne nuk kemi nevojë të bëjmë një Kushtetutë të re

MEXHITI Izet

Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

vlen berlin

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

INFO

NA NDIQ