Lirim Kaba, shqiptari nga Struga sherif në policinë amerikane (Foto)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/02/2023

Shkruan Bexhet Asani

Struganët në Nju Xherzi kanë Qendrën Kulturore por frekuentojnë edhe kafenetë e tjera shqiptare. Më 7 janar 2023, rastësisht u takuam dhe oficeri i policisë amerikane, sherifi Lirim Kaba nga Struga, shfaqi dëshirën që ta bënim një fotografi të përbashkët. Njëzëri u dakorduam. E cili mund t’ ia prish oficerit Lirim Kabës?!

Po kush është Lirim Kaba?

Lirim Kaba është me origjinë nga Veleshta e Strugës, të shpërngulur që prej kohësh në qytetin e Strugës. Si i ri ai ndoqi rrugën e vëllezërve të tij, mori rrugën e mërgimit si shumë struganë që shkelën tokën e premtuar – Amerikën që nga viti i largët 1968. Në fillim si të gjithë kurbetçinjtë bëri punë të ndryshme. Si i ri vendosi të kryej Akademinë Policore në Nju Xherzi. Ka mbi 22 vjet që shërben në Forcat e Policisë Amerikane. Sherifi i Policisë Amerikane Lirim Kaba, me punën e tij vetmohuese ka bërë emër në Rajonin ku punon. Ai është i nderuar nga koleget dhe kolegët e tij. Është pjesëmarrës në shumë projkte të organizuara nga Policia për komunitetin e Rajonit të Pasaikut.
Duhet theksuar se Oficeri i Policisë Amerikane Lirim Kaba, njëzetë e katër orë është në shërbim të Qendrës Kulturore të struganëve dhe të shqiptarëve në Rajonin e Pasaikut në Nju Xherzi. Ai është i nderuar nga struganët e tij, në shërbim të të cilëve ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë. Struganët krenohen me Sherifin Lirim Kaba, bashkëqytetarin e tyre.

Në foto nga e majta në të djathtë: Bexhet Asani, Mustafa Asani, oficeri Lirim Kaba, Bardho Çollaku dhe Baftiar Dika.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia gjermane gjermani

Shqiptari (23) arratiset nga policia gjermane me 200 km/h

kurti len

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Cyrih të Zvicrës (FOTO)

Kurti len opozita kasami gashi mexhiti

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Berlin (FOTO)

policia italiane

Kërkohej nga Italia, shqiptari arrestohet në aeroportin e Valencias

policia-kosoves

Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e mërgimtarit në Gjilan, ia vjedhin çantën me mbi 145 mijë euro që i solli nga Zvicra

ilir ikonomi

Ilir Ikonomi, fituesi i Çmimit ‘Lumo Skëndo’ me ‘Apostulli-n’

zvicer zurich cyrih

Universiteti i Cyrihut tërhiqet nga renditja ndërkombëtare e universiteteve

zvicer-1

Gjeneva mund të kërkojë taksi elektrike nga viti 2030

euro

Sa do të rriten pagat në eurozonë?

INFO

NA NDIQ