Lirman: BE dhe Bullgaria ta mbajnë premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/01/2022

Ministrja e jashtme gjermane, Ana Lirman vlerëson se janë shumë pozitive dhe inkurajuese sinjalet e takimit të parë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe homologut të tij bullgar, kryeministrit Kirill Petkov në Shkup.

Në një intervistë për Dojçe velen, Lirman shfaq shpresë se vendi së shpejti do t’i fillojë negociatat me BE-në.

BE dhe Bullgaria, potencon ministrja, duhet ta mbajnë premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ministrja gjermane e vizitoi Shkupin të hënën dhe ishte diplomati i parë i huaj i cili u takua me kryeministrin e ri Kovaçevski dhe me më shumë përfaqësues qeveritarë.

“Është sinjal i mirë ajo që qeveria e re e Maqedonisë së Veriut dhe e Bullgarisë bënë lëvizje në mënyrë transparente. Shpresoj se temat bilaterale të cilat ekzistojnë në atë format bilateral së shpejti do të tejkalohen. Edhe për mua ishte shumë e rëndësishme vizita, pasi ka ndodhur menjëherë pas formimit të qeverisë së re dhe kjo ishte vizita e parë e kryeministrit të ri (në Maqedoninë e Veriut) dhe kjo tregon se sa janë të mira marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, që vizita ka ndodhur kaq shpejtë”, thekson Lirman për DW.

Është e rëndësishme, shton, që kanë filluar bisedat me Bullgarinë dhe që po zhvillohen në formatin bilateral.

“Edhe nga Shkupi edhe nga Sofja kanë arritur sinjale pozitive, inkurajuese dhe ekziston vetëdije se është e rëndësishme sa më shpejtë të fillojnë negociatat inkuadruese me BE-në”, theksoi Lirman.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ali Ahmeti fronti

Ali Ahmeti në seancën simuluese: U thyen barierat e fundit, vendi të ecë përpara

policia-haracine

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e një gruaje

zgjedhje maqedoni

Shkollat ku do të votohet në zgjedhjet, më 23 prill dhe 7 maj do të punojnë deri në orën 11

gordana siljanovska davkova

Siljanovska: Mos i mbyllni sytë para krimit

stevo pendarovski

Pendarovski: Integrimi evropian i bllokuar nga VMRO DPMNE-ja

apasiev

“Të pakorruptuarit në Kuvend” ky është sllogani i partisë E majta për zgjedhjet e 8 majit

Polici-a-2-750x430

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e një gruaje

kovacevski

Zgjedhjet Parlamentare/ LSDM nis fushatën me moton ”Nuk heqim dorë nga e ardhmja”!

arben taravari kumanove

Taravari ironizon me seancën e improvizuar: Grubin thoshte se Sela është bërë kryetar i Kuvendit…mendova se ishte shaka…por jo!

INFO

NA NDIQ