Lirohet nga burgu Saimir Tahiri

INA
INA

02/06/2023

Pas 1 viti e gjysmë në qeli, ish ministri i Brendshëm, Samir Tahiri është liruar nga burgu.

Ai do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Vendimi është marrë ditën e sotme në gjykatën e Elbasanit, nga gjyqtarja Matilda Fetahu. Referuar burimeve të A2 CNN, Tahiri është liruar për shkak se bashkëshortja e tij është sëmurë dhe nuk mund të kujdeset për fëmijët, duke ia kaluar në kujdestari ish-ministrit.

GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për “Shpërdorim të detyrës”, por me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i shpëtuar akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Tahiri rezultonte se kishte favorizuar grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, i cili kishte funksionuar në shtetin Italian. Sipas Apelit të Posaçëm, nga karrigia e ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri ka lejuar me ndërgjegje që vëllezërit Habilaj të përdorin lidhjet ndër personale me të si kredenciale dhe ka lejuar me ndërgjegje të marrë edhe përfitime të padrejta për shkak të detyrës, së ushtruar në mënyrë abuzive.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Aksidenti-600x360

Djali i deputetit shqiptar përplasë me makinë biznesmenin e njohur

Sali Berisha

Berisha, për “RAI 3”: Nuk akuzohem për korrupsion, jam nën hetim për arsye politike

ulqin

VOA : Ulqini pret me shpresë urën që e lidh me Shkodrën

ikja

Të dhënat e trishta/ Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

modelja klevisa ymeri

Me BMW e shpejtësi 170 km/h,shqiptarja përplas për vdekje dy të rinj (FOTO)

Igli Hasani2

Hasani në Hagë ankesa për shqiptarët në Preshevë

Spartak Ngjela

“Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova”, trondit Spartak Ngjela: Më thanë se do më vriste, i kalova poshtë shtëpisë, ai u ngrit…!

begaj qosja sinani

Presidenti Begaj takoi akademikun Rexhep Qosja

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

INFO

NA NDIQ