Lirohet nga paraburgimi Muhamed Zekiri

INA
INA

24/10/2023

Gjykata Penale Shkup, miratoi vendimin me të cilin, Muhamed Zekiri, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, menjëherë të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri.

Në vend të kësaj, atij iu caktuan masa kujdesi, paraqitje në Gjykatë dhe marrje të pasaportës. Gjithashtu, për shkak ndryshimeve të Kodit Penal gjykata e rikualifikoi lëndën për Zekirin dhe filloi nga e para. Tani, në vend sipas nenit 353, paragrafi 5, ai do te gjykohet sipas nenit 353 paragrafi 4. Gjegjësisht, për dallim nga akuza e parë, tani akuzohet për vepër që dënimi është më i butë, njofton Portalb.mk.

“Duke e pasur parasysh se kundër të akuzuarit udhëhiqet procedurë e shkurtër, masa paraburgimit mund të zgjasë 60 ditë prej akuzes, dhe duke e pasur parasysh se nuk ka baza ligjore për zgjatjen e paraburgimit shtëpiak, propozoj te shfuqizohet. Propozoj që për shkak sigurisë së të akuzuarit t’i caktohen masa të kujdesit, të cilat do të përbëheshin nga mos-lëshim i vendbanimit, paraqitje të rregullt në Gjykatë dhe marrje të pasaportës”, njoftuan nga Gjykata.

Për shkak të rikualifikimit të lëndës, është shpërbërë edhe këshilli gjykues dhe lënden e udhëheq vetëm një gjykatëse, ajo që ka qenë deri tani Fanka Jançuleva Mihailovska.

Përndryshe, në Gjykatën Penale të Shkupit, sot pritej të dëshmojnë Goran Anastasieviq dhe Bisera Zekiri, të cilët ishin propozuar nga mbrojtja, megjithatë, gjykimi filloi pikërisht me njoftimin për rikualifikim të lëndës.

Ish sekretari i Qeverisë, Muhamed Zekiri akuzohet se ka lidhur kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi

Xhaferi për kryeministër, Grubi: Vizioni i Ali Ahmetit për barazi në vend po rrumbullakësohet

Palevski palco

Ende nuk dihet sa do të zgjasë procedura e ekstradimit për Ljupço Palevskin

policia

Tetovari e denoncon si të zhdukur bashkëshorten, “u largua nga shtëpia e prindërve të saj”

burgu

Të arrestuarit për vrasjen e Vanja Gjorçeskës ndodhen në burgun e Shkupit

Bruksel EU BE KE Komisioni-Evropian11

Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

Talat Xhaferi 2

Talat Xhaferi: Detyrën e kryeministrit do ta kryej me shumë përgjegjësi!

bdi

Kryesia qendrore ia delegon kompetencat, Ali Ahmeti do të vendos për koalicionet parazgjedhore

kovacevski

Kovaçevski i bindur se përsëri do të jetë kryeministër

Arbnor-Maliqi-LD-1130x635-1

LD: Mos nënçmohen studentët

INFO

NA NDIQ