Lisa Kujofsa tregon publikisht arsyet pse u largua nga “Klanifornia”

0

Aktorja e njohur e humorit, Lisa Kujofsa ka treguar arsyet pse është larguar nga spektali ‘Klanifornia’.

Në një lidhje me Skype për ABC e Mëngjesit, ajo ka shpjeguar se kryesorja ishte mungesa e publikut në skenë për shkak të pandemisë, situata alarmante e krijuar dhe disa arsye të tjera personale.

“Mua më merr malli për publikun. Klanifornia fatkeqësisht si të gjitha spektaklet me publikë nuk ka më publikë, që këtu fillon një mangësi, një ftohtësi. Shfaqet që janë me publik dhe duan reagimin e menjëherëshëm, është vrastare, është shumë e vështirë. Unë për vete për shembull e ndjej shumë të vështirë, po nuk pata reagimin e bluaj në mëndje gjatë gjithë kohës dhe them me vete ‘o bo bo ç’po bëj unë këtu, ç’dua unë këtu’.

Kjo mund të jetë një nga arsyet, arsyeja kryesore ishte që doja të isha në shtëpinë time dhe doja të isha larg një papërgjegjëshmërie masive shqiptare për kundrejt situtës në të cilën ndodhem. Nuk kam as turp dhe as frikë ta them. Më vjen keq që shoh të tilla situata. Ti mund të më besosh ose jo, që kur ka ardhur viti i ri unë kam ardhur vetëm një ditë jashtë se më duhet të bëja Pazar se duhej ndonjë frut në shtëpi. Unë nuk kam dal sepse kam një lloj përgjegjëshmërie, siç bëjnë të gjithë të tjerët që më rrethojnë”, tha