Lista e plotë e kandidatëve për deputetë nga AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),.

Kësaj liste i prin kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Koovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Haradinaj me rastin e publikimit të listës për deputetë ka përcjell edhe një porosi për qytetarët:
Në Zgjedhjet Parlamentare të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me një listë që përbëhet prej grupmoshave të ndryshme, duke respektuar kuotën gjinore, të rinj e të reja të cilët kanë arritur të mirëpërgatiten profesionalisht në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Ndër ta janë Doktorë Shkence, Specialistë të Mjekësisë, Profesorë Universitar, Juristë e Ekonomistë, Politologë e Sociologë, Arkitektë e Inxhinierë, e po ashtu përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe Diaspora.
Dy e treta e listës përbëhet nga kandidatë që për herë të parë sfidohen në garën zgjedhore. Kjo ofertë e Aleancës garanton mbrojtje dhe siguri, rimëkëmbje dhe zhvillim ekonomik, sundim ligji dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, fuqizim dhe avancim të interesave të qytetarëve dhe shtetit. RH