‘Lista e zezë’, Ageler: Muajt e ardhshëm do të shohim një emër apo dy

Picture of designer@fetishimedia.ch

09/03/2023

“Forcimi i gjyqësorit në vend, në të gjitha nivelet, është prioritet kryesor për Ambasadën amerikane, për mua personalisht dhe për Uashingtonin”. Kështu deklaroi sot ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler,

Pas vizitës në Qendrën hetimore në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, ku Ambasada amerikane ka dhuruar pajisje kompjuterike dhe teknike ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler njoftoi se ekipi i hetuesve nga Uashingtoni po punojnë në drejtim të hetimit të rasteve të korrupsionit të lartë në Maqedoninë e Veriut.

“Pra është një proces i vazhdueshëm, sepse siç e pamë sot, duke shikuar sistemin, korrupsioni në disa forma të tij, po ndodhë çdo ditë, kështu që ka njerëz të cilët ja vlen të konsiderohen, ndërsa për shkak se sistemi në Uashington është shumë i kujdesshëm në këtë pjesë, nevojitet kohë dhe hetime të krimit, në mënyrë që të sigurohemi se nuk e vendosim në listë dikë që nuk i takon asaj liste, kështu që është diçka e ndryshueshme dhe e lëvizshme, por mendoj që në muajt e ardhshëm do të shohim një emër apo dy, dhe ky do të jetë një proces që do të vazhdojë, pra nuk ndalon, është diçka e vazhdueshme në Uashington”, deklaroi Angela Aggeler, ambasadore e SHBA-ve në Shkup.

Ageler tha se ky është një sistem i mirë dhe shprehu besimin se ndërveprueshmëria do të përmirësojë efikasitetin. Ne duam të jemi partnerë me këtë vend, theksoi ajo.

“Këtu jam që nga nëntori dhe korrupsioni në vend është prezent prej kohësh. Nuk është një problem që mund të zgjidhet brenda pak muajsh dhe tashmë ekzistojnë sisteme që kërkojnë kontroll. Prandaj vizita e sotme është e mirë, për të parë se si po zhvillohen hetimet. Duhet kohë. Nuk është diçka që do ta zgjidhë një sistem kompjuterik, por është një prioritet dhe nëse kam një qëllim si ambasador në vend, është të sigurohem që të bëj gjithçka që mundem, së bashku me ekipin tim, për të forcuar besimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në gjyqësor”, tha Ageler

Kryetari i PThP – Shkup, Gavril Bubevski shprehu falënderim për donacionin.

Mdryshe, se korrupsioni nuk është luftuar mjaftueshëm edhe nga kjo Qeveri edhe përkundër zotimeve të shumta, këtë e konfirmoi edhe raporti i fundit i Transparency International./KlanMacedonia

TË FUNDIT

Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike

Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë

Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Taravari bisedime për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË