“Lista e Zezë” Amerikane do zgjerohet me emra tjerë, paralajmëron ambasadorja Ageler

ina-online
ina-online

06/12/2023

Emërtimi i ish-zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe familjes së tij është edhe një dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë t’i sanksionojnë aktorët e korruptuar në këtë vend dhe në rajon, pa dallim të pozicionit të tyre, përcaktimit politik ose kohës së keqpërdorimeve, bëri të ditur ambasadorja amerikane Angela Aggeler.

Emërtimi i ish-zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe familjes së tij është edhe një dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë t’i sanksionojnë aktorët e korruptuar në këtë vend dhe në rajon, pa dallim të pozicionit të tyre, përcaktimit politik ose kohës së keqpërdorimeve, bëri të ditur ambasadorja amerikane Angela Aggeler.

Pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për vendosjen e Angjushevit në “listën e zezë”, Aggeler në postimin në platformën X, paralajmëron se do të pasojnë disa emërtime të tjera.

“Do të vijojnë disa emërtime të tjera, por është fakt se përpjekjet tona dhe sanksionet tona nuk mund ta përmirësojnë epideminë e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Në fund të fundit, u mbetet funksionarëve dhe qytetarëve të këtij vendi që të kërkojnë përgjegjësi dhe ndryshime”, publikoi Aggeler në platformën X.

ShBA-ja, paraprakisht e cilësoi Koço Angjushevin, si të padëshirueshëm për hyrje në ShBA, për shkak të implikimit të tij me korrupsion të madh, njoftuan ditë më parë nga Departamenti amerikan i Shtetit.

“Derisa e ka kryer funksionin zëvendësktryeministër, Angjushev e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare në dobi të interesave të tij afariste private, duke e minuar besimin e opinionit publik në Maqedoninë e Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike”, theksohet në komunikatën e publikuar nga Departamenti i Shtetit.

Aksioni i djeshëm, thuhet në komunikatë, tregon se ShBA-ja qëndron me ata të Maqedonisë së Veriut, të cilët kërkojnë përgjegjësi nga funksionarë të korruptuar publik. Në listën e zezë të SHBA-së, për shkak të korrupsionit, paraprakisht u gjetën edhe Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Ramiz Merko, Orce Kamçev, Ratka Kamçeva dhe Sergej Samsonenko.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Fatmir Dehari

Dehari konfirmon se ishte propozuar si kandidat për president

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Bujar Osmani kandidat për garën për president, këtë lajm të madh do ta thotë nesër Ahmeti

ASH Sela Taravari

Fati i ASH-së në duart e Gjykatës së Tetovës! Të dyja palët i drejtohen gjyqit për ndryshimet që kanë bërë

kadastra

Ankesa për rritjen e çmimeve në kadastër

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

LSDM do të bisedoj edhe me parti që tradicionalisht nuk kanë qenë partnerë

Polici-a-2-750x430

Ja përse ndodhi vrasja e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës? (FOTO)

Angela Ageler

Ageler: Është me rëndësi kyçe që njerëzit të dalin dhe të votojnë më 8 maj

zjarr tym

Tym i madh mbi Zhelinë të Tetovës, digjen goma (VIDEO)

Albin-Kurti-5

​Planifikimi për atentat ndaj Kurtit në Shkup, drejtori i AKI-së raportoi para deputetëve

INFO

NA NDIQ