“Lista e zezë” amerikane, ‘goditen’ dy politikanë në Ballkan

Picture of designer@fetishimedia.ch

28/01/2023

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur si të përfshirë në korrupsion madhor dy ish-përfaqësuesit e Asamblesë Kombëtare Serbe, Verica Radeta dhe Petar Jojić.

Në njoftimin e DASH theksohet se dy funksionarët e lartë serbë, përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre, kanë korruptuar dhe frikësuar dëshmitarë të cilët ishin planifikuar të paraqiteshin para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Nëpërmjet veprimeve të tyre, ata kanë penguar ofrimin e provave inkriminuese ndaj liderit të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili më pas u dënua për krime lufte.

Radeta dhe Jojic, sipas DASH, kanë ndërhyrë në proceset gjyqësore, duke bërë që Gjykata Penale të lëshojë urdhër-arreste ndërkombëtare me arsyetimin se funksionarët e lartë serbë kanë kërcënuar stabilitetin rajonal duke ndikuar negativisht në interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Gjithashtu, në këtë komunikim, theksohet se me shpalljen e Radeta dhe Jojic si të korruptuar, SHBA riafirmon angazhimin për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të partnerëve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të popujve të tyre.

Njoftimi i DASH mbyllet duke riafirmuar se SHBA qëndron pranë popullit serb, në mbështetje të demokracisë dhe sundimit të ligjit si dhe duke shprehur edhe njëherë angazhimin se do të vazhdojnë të promovojnë llogaridhënien për ata që abuzojnë me pushtetin publik për përfitime personale.

TË FUNDIT

Kryeparlamentari Gashi takon Mbretin e Suedisë

Murtezani dënon incidentet në Kumanovë

Kasami në takim me udhëheqësit e rinj të SPB Tetovë: Rregullimi i trafikut dhe kaosit në qytet është prioritet

Digjet një veturë edhe në Vizbeg të Shkupit!

Dimitrievski dënon aktet e mbrëmshme në Kumanovë

Remzi Ejupi: Në ndeshjen Kosovë – Maqedoni janë bërë pazare, ka qenë e planifikuar që Maqedonia të kualifikohet në Evropian” (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË