“LISTA E ZEZË” Amerikane pritet të zgjerohet me emra tjerë, kush e ka radhën?

Picture of Ina Online
Ina Online

14/03/2025

“Lista e Zezë” e SHBA-ve pritet të përfshijë emra të tjerë të politikanëve dhe zyrtarëve nga Maqedonia e Veriut, por edhe vendet e tjera të rajonit.

Korrespodemti i INA-s nga Nju Jorku duke u thirrur në burime jozyrtare diplomatike thekson se në listën e re priten figura publike të zyrtarëve të përfshirë në korrupsion të madh dhe ata që kërcënojnë stabilitetin dhe paqen.

Jozyrtarisht spekulohet se gradualisht do të publikohen emra, duke përfshirë politikanë të niveleve të lartë, zyrtarë të lartë, kryetar dhe ish-kryetar komunash, prokurorë, gjykatës dhe biznesmenë.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angel Aggeler vazhdimisht ka paralajmëruar se në listën e zezë në vazhdimësi do të ketë përfshirje të emrave të tjerë, por se sipas saj, porcesi i shpalljes është shumë delikat dhe do kujdes maksimal, duke grumbulluar të gjitha informacionet dhe faktet e duhura, për të cilat punojnë ekipe profesionistësh.

Një ekip për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 6 dhjetor 2022 ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, atëbotë kishte thënë se ky ekip do të “do të ndërmarrë një qasje më agresive për aktorët e korruptuar, si ata në të kaluarën dhe ata aktualë”.

Në prill të vitit 2022, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj shtatë personave, që u thanë se kanë qenë të përfshirë në vepra korruptive, ku në mesin e tyre ishin edhe ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov. Së fundi pjesë e listës së zezë u bë ish-zëvendëskryeministri nga radhët e BDI, Artan Grubi, gjykatësi Enver Bexheti, ndërsa para tyre ishte kandidati për president dhe kryetari i komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski nga partia GROM si dhe ish-kryeprokurorja speciale, Katica Jaeva. Kohë më parë në këtë listë u përfshinë edhe ish-zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Qeverinë Zaev, Koço Angjushev, kryetari aktual i Strugës, Ramiz Merko dhe biznesmeni Jordanço Kamçev.(INA)

TË FUNDIT

Edhe 48 orë burg për Kreshnik Bekteshin!

Gerlach:Spitalet duhet të përgatiten për luftë

Mickoski paralajmëroi hapjen e rasteve të spitali modular në Tetovë dhe Llaskarcës: Ose do të mbijetojmë ne-Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët!

Shqipëria përshëndet përkushtimin e Taravarit! Ministrja Koçiu shpreh ngushëllime dhe ofron ndihmë për të prekurit nga tragjedia në Koçan!

BDI: Pushteti tragjedinë e Koçanit po e trajton me qasje selektive! Po i mbrojnë të vetët dhe fajtorin e kërkojnë diku tjetër…

“Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, ja çka e kemi Kosovën”, ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË