Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), kanë dalë kundër certifikimit të kësaj partie – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – duke përmendur që kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia”.
Millan Radoiçiq ka qenë nënkryetar i Listës Serbe, deri në ditën kur e ka pranuar se e ka kryer sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023.
Vuçiq: Kurti po tenton ta eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë, Listën Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “po tenton ta eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë”, duke iu referuar moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Vuçiq shkroi në Instagram se populli serb “është në një situatë gjithnjë e më të vështirë”.