Lista Serbe vendos dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet eventuale

INA
INA

05/06/2023

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka thënë të hënën se do të marrë pjesë në zgjedhje, që eventualisht do të mund të mbahen për komunat në veri, kur t’i plotësohen dy kushte.

Siç ka raportuar REL-i, Lista Serbe ka thënë se forcat speciale të Policisë së Kosovës duhet të tërhiqen nga veriu i Kosovës, dhe që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Lista Serbe i ka bojkotuar zgjedhjet e mbajtura për kryetarë të komunave në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – dhe as nuk i njeh kryetarët e rinj shqiptarë.

Duke folur për tensionet në veri, Lista Serbe ka thënë se çelësi për ulje të tensioneve është që të mos ketë forca speciale të Policisë së Kosovës në veri dhe që kryetarët, që ajo i konsideron “të paligjshëm”, të mos shkojnë në ndërtesat komunale.

Ajo e ka përmendur edhe nevojën për lirimin e dy serbëve të paraburgosur nga autoritetet e Kosovës, ditë më parë, gjatë përleshjeve në Zveçan. Ata dyshohen për “veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “rrezikim të personave në mbrojtje ndërkombëtare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

Në mëngjesin e së hënës, para objektit komunal të Zveçanit janë parë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.Ata kanë qenë prezentë edhe përgjatë javës së kaluar në protesta, raporton Rel. Të dy i kanë bërë thirrje të vazhdueshme pjesëtarëve të KFOR-it që të jenë garantuesit e vetëm të sigurisë në atë pjesë, dhe që të mos ketë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli Liridon

“Tentativa të tjera për të vrarë Liridonën”- Lala befason me deklaratën: Ja pse nuk i besoj babait të Naimit!

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Prokuroria do hetojë lidhjet e tij me Pacollin”, eksperti: Divorci dhe transaksionet, çfarë fsheh Naim Murseli

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Vrasja e Liridonës, paralajmëron Kerquku: Dikush është në siklet të madh, të bëhen sytë katër

albin kurti

Kurti u drejtohet me videomesazh qytetarëve serb të Kosovës

Liridona ademaj

Eksperti i sigurisë flet për planin e vrasjes së Liridonës, ja çka paralajmëron në procesin gjyqësor

Spartak Ngjela

“Keni për ta parë…”, avokati shqiptar ‘godet’ Radoiçiqin – jep lajmin e keq për “sllavët”

tome-gashi

Teoria e Tomë Gashit: Naim Murseli e ka pasur një frikë, ka qenë në presion të madh nga dikush tjetër

77-1-750x430

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenijeviq

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

“Kam mesazhet kur Naimi kërkon lekë borxh”, Gazetari: Arrestime të reja për vrasjen e Liridonës

INFO

NA NDIQ