“LISTA E ZEZË” Amerikane, kush e ka radhën?

ina-online
ina-online

5 Gusht, 2023

“Lista e Zezë” e SHBA-ve pritet të përfshijë emra të rinj të politikanëve dhe zyrtarëve nga Maqedonia e Veriut.

Burime jozyrtare për INA nga Uashingtoni thonë se në listën e re priten figura publike të zyrtarëve të përfshirë në korrupsion të madh.

“Nuk mund të japim emra për momentin se është proces dhe se në momentin e caktuar kur finishohet gjithçka dalin emrat”, tha për INA, një burim i afërt me DASH.

Jozyrtarisht spekulohet se gradualisht do të publikohen emra, duke përfshirë politikanë të korruptuar si ministra dhe ish-ministra, kryetar dhe ish-kryetar komunash, prokurorë, gjykatës dhe biznesmenë.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angel Aggeler deklaroi kohë më parë se porcesi i shpalljes është shumë delikat dhe do kujdes maksimal, duke grumbulluar të gjitha informacionet dhe faktet e duhura, për të cilat punojnë ekipe profesionistësh.

“Ky është një proces i vazhdueshëm, nuk mund të them se kush është i radhës sepse realisht nuk e di. Nuk është diçka që bëhet lehtë, bëhet me shumë kujdes, por mund të them se në çdo moment vazhdojnë bisedat me zyrat në Uashington që monitorojnë këto burime se ka shumë individë dhe organizata që monitorohen në çdo moment”, theksoi ambasadorja Aggeler, duke shtuar se drejtësia duhet të vihet në vend.

Një ekip për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 6 dhjetor 2022 ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, atëbotë kishte thënë se ky ekip do të “do të ndërmarrë një qasje më agresive për aktorët e korruptuar, si ata në të kaluarën dhe ata aktualë”.

Në prill të vitit 2022, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj shtatë personave, që u thanë se kanë qenë të përfshirë në vepra korruptive, ku në mesin e tyre ishin edhe ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov.

Përveç Gruevskit dhe Mijalkovit, në listën e zezë së fundi u futën edhe kryetari aktual i Strugës, Ramiz Merko dhe biznesmeni Jordanço Kamçev.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimitar kovacevski

Lavdërohet kryeministri: Me një pagë mesatare prej 37.000 denarëve dhe një pagë minimale prej 21.000 denarëve, mund të mbulohet shporta e konsumit

policia kosoves terroristet veri

Lirohen katër të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë

8525710B-2B1C-4019-A336-2EA5EAD280CF

Shqipëria nuk mbështet deklaratën e Borrellit, qëndron krah Kosovës

arm-uniforma-600x360

Buxheti i mbrojtjes do të shkurtohet për modernizimin e ushtrisë, do të bëhen shkurtime në mobilje, udhëtime, ngrohje

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi thotë se masat e Qeverisë po japin efekt: Çdo shtëpi do të kursejë deri në 2.500 denarë

shkupi

BERZH: Maqedonia këtë vit do të ketë rritje ekonomike për 2%, vitin e ardhshëm për 3%

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi për Zërin e Amerikës: Partnerët tanë strategjikë vërejnë dhe mbështesin përparimin tonë drejt Bashkimit Evropian

2579CC16-59D8-405E-B69C-2C3375E03728

Çka paralajmëron Fatmir Limani?!

policia-714x420

Të shtëna me armë zjarri në Gjorçe Petrov, plagoset një person

INFO

NA NDIQ