LIVE: KFOR-i “blindon” objektet komunale, zbehet protesta e serbëve në veri – detajet e fundit

Picture of INA
INA

30/05/2023

10:45 – Situata në Leposaviq, çka po ndodhë

Në Leposaviq gjendja vazhdon të jetë e qetë, por e tensionuar, raporton gazetarja e RTK-së nga terreni, Arbresha Berisha.

Ajo ka bërë të ditur se serbët lokalë po qëndrojnë në katër anët e komunës, por që deri tani nuk ka pasur ndonjë incident ndërmjet protestuesve dhe forcave të rendit.

Protestuesit kanë lëvizur drejt barrikadës ku janë të vendosur trupat e KFOR-it, me të cilët kanë filluar të komunikojnë.

Forcat e KFOR-it u kanë kërkuar protestuesve në Leposaviq që të ruajnë qetësinë. Ata thonë se nuk duan që në këtë komunë të ndodhin konfrontime, siç kanë ndodhur mbrëmë në Zveçan dhe se nuk duan tensione.

10:40-Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës mohoi raportimet e disa mediave në Serbi se protestuesit serbë në veri të Kosovës dhe misioni i NATO-s, KFOR, kanë arritur marrëveshje për tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga Zveçani.

Sipas marrëveshjes së pretenduar, protestuesit e ndaluar një ditë më parë, do të lirohen po ashtu.

“Lajmi që ka dalë në media se ka marrëveshje mes protestuesve dhe KFOR-it, nuk qëndron”, thanë nga MPB-ja për REL-in.

Përfaqësuesit politikë të serbëve në veri, që janë parë në negociata me KFOR-in, kanë paraqitur dy kërkesa si kusht për ndalimin e protestave: tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu dhe moshyrjen e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave me shumicë serbe në veri. Nga KFOR-i nuk janë bërë deklarime në lidhje me këto kërkesa.

Hetemi dhe Atiq në objektet komunale

Burime të Radios Evropa e Lirë bëjnë të ditur se kryetarët e komunave Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut, Lulzim Hetemi dhe Erden Atiq, gjenden në objektet e komunave përkatëse.

Siç merr vesh REL-i, kryetari i Leposaviqit ka mbetur brenda objektit të komunës që nga dita e djeshme, për “arsye sigurie”. Më shumë detaje nuk dihen. Me gjithë përpjekjet, REL-i nuk arriti të bjerë në kontakt me Hetemin.

Në Leposaviq, qytetarët serbë që kundërshtojnë instalimin e kryetarit shqiptar, janë duke vazhduar protestën edhe sot.

Të rejat e fundit nga Zveçani

Për dallim nga e hëna, kur situata në Zveçan u përshkallëzua në përleshje mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it, të martën është më qetë, raporton gazetarja e Radios Evropa e Lirë në terren, Sandra Cvetkoviq.

Pjesëtarët e KFOR-it ngritën sërish kordon, por kësaj here rreth 50 metra larg ndërtesës së komunës.

Protestues që kundërshtojnë kryetarin shqiptar të komunës, u mblodhën sërish, por në numër dukshëm më të vogël.

Punëtorët e një ndërmarrjeje komunale shihen duke pastruar rrugën përballë komunës, ku një ditë më herët u dogj një veturë, u hodhën shok-bomba e gaz lotsjellës.

KFOR- përreth objektit të komunave në Zubin Potok dhe Zveçan

Gazetari i Radio Evropa e Lirë, Shkelqim Hysenaj, i cili ndodhet në Zubin Potok, raporton se përreth objektit të komunës atje janë vendosur edhe ushtarë të KFOR-it.

Aktualisht, atje ndodhen pak qindra protestues serbë.

Për të dytën ditë me radhë, serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po protestojnë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Zveçan raportojnë për një numër më të vogël protestuesish serbë, krahasuar me një ditë më parë. Objektin e komunës dhe zonën përreth janë duke e siguruar ushtarë të KFOR-it. Të pranishëm shihen edhe udhëheqësit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

TË FUNDIT
6 orë
Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur
8 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
8 orë
Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)
9 orë
Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE
11 orë
Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit

ME TE LEXUARA

18 orë
Bie borë në Pelister
16 orë
Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën
15 orë
Zbulohet ku ishte fshehur grupi i Radoiçiqit, pas sulmit ku u vra Bunjaku - rrëfehen dëshmitarët
11 orë
Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit
9 orë
Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE
8 orë
Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)
1 ditë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë

LEXO MË SHUMË

Donald Trump

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

avtoskola vozitje

Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes

presheve

Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)

pasaporta-gjermane

Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE

IMG_0640

Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit

milan radoicic radojcic

Zbulohet ku ishte fshehur grupi i Radoiçiqit, pas sulmit ku u vra Bunjaku – rrëfehen dëshmitarët

vlora2

Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën

dimri-bore temperatur

Bie borë në Pelister

liburn aliu albin kurti rouge

Aliu: Rruga Prizren-Tetovë, këto do të jenë efektet në të dyja anët e kufirit

INFO

NA NDIQ