Liverpool mposht Burnley-n në minutën e 94-t

Liverpool ka shënuar fitore prej 1:2 ndaj Burnley-t në javën e 22-të të Premier Ligës.

Sadio Mane kishte kaluar mysafirët në epërsi në minutën e 61-të, ndërkaq Burnley gjeti përgjigjen përmes golit të barazimit nga Johann Gudmundsson, që u asistua nga Sam Vokes.

Ndërkaq, goli i Ragnar Klavan në minutën e katërt të lojës shtesë solli fitoren e tretë me radhë të Liverpool-it në Premier Ligë.

Kjo fitore mban Të Kuqtë në pozitën e katërt me 44 pikë, ndërkaq Burnley gjendet në pozitën e shtatë me 34 pikë. /Gazeta Liria/

https://youtu.be/iiEb0HWmKFU