Skuadra e Liverpullit ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Lutonit me shifrat 4-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, duke befasuar “The Reds” në minutën e 12’ me anë të Ogbene.
Pjesa e dytë mori kthesë, pasi Liverpulli filloi te realizonte përmbysjen. Fillimisht barazuan me Van Dijk në minutën e 56’ dhe më pas ishte Gapko në minutën e 58 që përmbysi shifrat.
Golin e tretë arriti ta shënonte sulmuesi kolumbian, Diaz në minutën e 71’ dhe të katërtin Elliot në minutën e 90′.
https://dawq32xw.hoolights.com/content/play2.png
Me këtë fitore, Liverpulli vazhdon të mbetet në krye të tabelës me 60 pikë, 4 më shumë se Man. Siti i vendit të dytë./abcnews.al/