Lladrovci: Të përkrahet dhe jepet vota për Qeverinë Kurti 3

Picture of Ina Online
Ina Online

15/03/2025

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli në lidhje me zgjedhjet e reja parlametare, rezultatet dhe procedurat për formimin e qeverisë së re.

Si fillim, ai potencoi se PDK ka realizuar synimin e saj në këto zgjedhje, duke thënë se ka kthyer stabilitetin e votës elektorale

“Për nivelin qendror nuk do të deklarohem, por, konsideroj se PDK ka realizuar synimin e saj, kthimin në votën stabile të cilën e kishte nga themelimi. Mendoj se kaq ishte fuqia politike e PDK-së në terren, pas ngjarjeve që goditën subjektin shtet formues e shtet ndërtues, duhet marrë në konsideratë ky sukses i PDK-së dhe Bedri Hamzës si kandidat”, u shpreh ai.

Kurse, sa i përket mundësive për koalicion dhe procesit të krijmit të qeverisë kreu i Drenasit potencoi që të gjitha partitë t’i japin votat e tyre për Qeverinë Kurti 3.

Se pse mendon kështu, tregoi më tej Lladrovci, derisa parlajmëroi se nuk është mirë që të vonohet procesi i formimit të qeverisë.

“Unë mendoj se detyrë, obligim dhe përgjegjësi për krijimin e Qeverisë e ka Vetëvendosja si parti e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Madje, do të ishte mirë që edhe partitë opozitare, jo vetëm Nisma t’ia japin votën Qeverisë Kurti 3 në situatën e krijuar dhe ajo të fillojë të merret me Marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit si dhe zbatimin e zotimeve elektorale. Sjellja e Kurtit pas rezultatit të arritur, nuk lë përshtypje se i bëhet vonë për krijimin e Qeverisë dhe kjo është për brengosje. Gjendja globale nuk është shpresëdhënëse për ata që vonohen apo i kuptojnë vonë proceset”, përfundoi Ramiz Lladrovci për “Bota sot”.

TË FUNDIT

Dramë në Sarajevë: Policia federale tenton arrestimin e Dodikut, por u pengua me armë nga milicia e Republika Srpska-s

Aktivisti dhe avokati kërçovar kandidat i pavarur për Kërçovën

Zdravstvuyte, Ramush!

BE gjobit “Apple” dhe “Meta” me 500 milionë euro

Gashi për vizitë në Bibliotekën Kombëtare Universitare me rastin e Ditës Botërore të Librit

Kjo është pasuria e Albin Kurtit e deklaruar në APK

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË