Lloga – Ageler: Vetingu vetëm me mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10 Prill, 2023

Bashkëpunimi me SHBA-në si partner strategjik në fushat që lidhen me reformat në drejtësi, agjendën legjislative dhe luftën kundër korrupsionit ishin temat e takimit të sotëm të ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga me ambasadoren amerikane në vend Angela Ageler.

Siç njoftoi Ministria e Drejtësisë, Lloga në takim tha se digjitalizimi në gjyqësor është proces kyç për forcimin e kapaciteteve, përgjegjësisë dhe profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, përcjell INA.

Sa i përket “vettingut”, Lloga theksoi se ai mund të realizohet vetëm me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së dhe e informoi ambasadorin për situatën në burgje dhe çështjet e montuara gjyqësore.

Gjithashtu, ministri informoi për procesin e formimit të grupit punues për ndryshimet kushtetuese dhe pritshmëritë që opozita përmes përfaqësuesve të saj të japë kontributin e saj në procesin e një rëndësie të jashtëzakonshme për integrimin evropian.

Në takim u diskutua edhe për Strategjinë e re të Reformës në Sektorin e Drejtësisë 2023-2027, e cila ka në fokus përmirësimin e kushteve dhe forcimin e kapaciteteve, të cilat do të sigurojnë kushte për zbatimin e qëndrueshëm dhe pa probleme të reformave të planifikuara. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Lloga dhe Ageler ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin mes vendeve për të siguruar stabilitet dhe kushte për zbatimin e reformave. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Antonio-MIloshoski-800x445

Milloshoski: LSDM-ja ka dy propozime mbi tavolinë, s’ka nevojë për grupe pune

arben taravari ash

Taravari:Censurë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

FB_IMG_1686399536286

Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një dege të Lëvizjes BESA

policia-kosoves

Mitrovicë: Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

mjek

Maqedonia nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

edi rama

Flaka Surroi: Rama më mirë ta kishte shkruar një draftstatut për Luginën e Preshevës

Daniel HOKANSON

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Jemi shumë të shqetësuar

florian bieber

Bieber: Vuçiq po e përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat kundër tij

INFO

NA NDIQ