Përforcimi i kapaciteteve për luftë kundër krimit dhe korrupsionit në Maqedoninë e Veriut ka qenë tema e bisedës midis ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga dhe prokurorit shtetëror të Zvicrës, Stefan Blatler.
“Forcojmë kapacitetet për luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, duke përfituar nga mbështetja dhe përvoja e miqve tanë. Njëkohësisht hapim dritare të re të marrëdhënieve shtetërore dhe profesionale me organet zvicerane të ndjekjes penale, falë rolit tonë proaktiv. Bisedë e hapur, miqësore, në besim, për pista të reja bashkëpunimi me Prokurorin e përgjithshëm të Zvicrës, Stefan Blatler. Luftë krimit të organizuar, parasë së pistë të politikanëve dhe oligarkëve, ndihmë për reformën në sistemin gjyqësor, etj”, nënvizoi ministri Lloga.
Ai ka paralajmëruar takime të tjera të nivelit të lartë me homologun zviceran. (INA)