Lloga demanton akuzat e AAA-BESA-LD: Ja e vërteta se kur janë ulur dënimet për pedofilët!?

ina-online
ina-online

27/09/2023

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi në rrjetet sociale u është përgjigjur akuzave të opozitës duke potencuar se “dënimet për pedofilët u ulën kur Lẽvizja Besa, Alternativa dhe Mexhiti ishin në Qeveri”.

“Është mëkat i madh njerëzor por edhe politik, biles ështe për të ardhur keq kur “turpin” e juaj u mveshni të tjerëve. Ligji në fjalë është propozuar në 2021 kur në Qeveri ka qenë Levizja Besa me Izet Mexhitin dhe ka vazhduar përsëri me Izet Mexhitin dhe me Alternativën përsëri në Qeveri 2022/2023 dhe është votuar në Kuvend në kohën kur unë nuk kam udhëheq me Ministrinë e Drejtësisë. Në lexim të parë arritëm të gjejm materialet se kanë votuar PËR: Izet Mexhiti, Kastriot Rexhepi, Fadil Zendeli, Hysni Ismaili etj. Me përgjegjsin me të lartë morale, penale dhe materiale demantoj pretendimet e juaja dhe se gjysëm e verteta nuk i bën nder askujt, përkundrazi dëmton të vërtetën. Ngritja e këtyre temave nga amator partiak në studio televizive pa marrë qëndrime të ekspertëve të fushës jovetëm se e dëmton kauzën dhe luftën kundër pedofilisë por i sjellë huti dhe pasiguri opinionit të gjërë”, ka shkruar ministri Lloga.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Halil Snopce

Kuvendi i ASH-së ende nuk ka caktuar mbledhje/ Snopçe: Mund të ketë dallime, por do të jemi të unifikuar

ministria financave e maqedonise

Vendimi për pagat shkakton revoltë tek të punësuarit në Ministrinë e Financave

LSDM SDSM

LSDM fton partitë për krijimin e Frontit Europian

stevo pendarovski

Pendarovski për ndryshimet kushtetuese: Do të presim qeverinë e ardhshme

ndotja shkup

Qyteti i Shkupit: Qytetet më të ndotura në Maqedoni janë Strumica dhe Tetova

policia-714x420

Një shofer ka goditur një grua në Shkup dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes

Angela Ageler

“Lista e Zezë” Amerikane do zgjerohet me emra tjerë, paralajmëron ambasadorja Ageler

auto_korrupsion1511207587

Kush janë më të korruptuarit në Maqedoninë e Veriut?!

stevo pendarovski

Pendarovski është keqkuptuar: Nuk ka thënë se nuk do të rikandidohet

INFO

NA NDIQ