Lloga: Demokracia varet nga liria e shprehjes dhe pavarësia e mediave

Iliria News Agency
Iliria News Agency

3 Maj, 2023

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, të gjithë gazetarëve, videografëve, fotoreporterëve, mediave dhe punonjësve të mediave, ua uroi 3 Majin-Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

“Gazetarët duhet të punojnë me profesionalizëm dhe përgjegjësi dhe të jenë të liruar nga çdo lloj presioni. Gazetari e lirë është e barabartë me gazetari cilësore. Media të lira dhe të pavarura janë të domosdoshme për promovimin dhe mbrojtjen e demokracisë në të gjitha segmentet në shoqëri. Qytetarët kanë nevojë për informata të sakta, në kohë dhe të verifikuara. Vetëm një gazetari cilësore, e përgjegjshme dhe etike mund të sjellë deri në zhvillim të demokracisë, gjithëpërfshirjes dhe shoqëri rezistuese. Apeloj, të gjithë së bashku t’u kundërvihemi dezinformatave, të cilat kanë për qëllim të krijojnë një pasqyrë të rrejshme në shoqëri dhe panik te qytetarët”, udhëzoi Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Me qëllim të përmirësimit të gjendjes, Ministria e Drejtësisë nëpërmjet të ndryshimeve ligjore për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje, mundësoi të garantohet liria e shprehjes. Me këtë ligj ulet në mënyrë drastike masa e gjobave për punonjësit e mediave për dëmin e shkaktuar nga fyerja apo shpifja.

Me ndryshimet në Kodin Penal, sulmi ndaj gazetarit dënohet si sulm ndaj zyrtarit.

Qeveria në periudhën e ardhshme do të fokusohet edhe në përmirësimin e gjendjes në këtë sferë për të mundësuar ecurinë e pavarur, profesionale dhe dinjitoze të profesionit të gazetarit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti-hovenier

Hovenier: Ia përsërita Kurtit kërkesat e ShBA-së, nuk ndërroi mendje

kurti

​Kurti s’lëshon pe, nuk pranon që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat në zyra paralele

arben-taravari-ali-ahmeti

Heqja e 20%, ASH dhe BDI në vija të kundërta

arben taravari ash

A ka pakënaqësi në ASH dhe “Grup të Zjarrit”, flet Taravari (VIDEO)

vosja osmani

Nis takimi Osmani-Scholz-Macron në Moldavi (FOTO)

BLINKEN

Blinken nga Oslo kërkon shtensionim të menjëhershëm në veri

????????????????????????????????????

Antikorrupsioni: Përdorimi i flamurit evropian është korrupsion politik

otwarcie-txt-uslugami-w-hakera

Shërbimi rus i Sigurisë: Mijëra diplomatëve u janë hakuar telefonat

fatmir mexhiti

Ndërhyrje kirurgjike me ndihmën e robotit

INFO

NA NDIQ