Lloga: E sfidoj VLEN-in, ejani të dalim në zgjedhje

Picture of Ina Online
Ina Online

23/10/2025

Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët tashmë si pjesë e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në studion e “Hajde flasim” në TV21, ka sfiduar koalicionin VLEN duke u kërkuar që të dalin në zgjedhje.

Lloga tha se nëse votat e fituara në zgjedhjet lokale do të përktheheshin në deputetë, AKI do të kishte 20 ndërsa VLEN vetëm 15.

Siç tha Lloga, VLEN i kërkoi edhe kryeministrit Mickoski që të tërheq fjalën ku përmendi zgjedhjet e parakohshme, që siç tha Lloga, u bënin dëm VLEN-it.

“Nëse ato pretendojnë që kanë fituar dhe janë trimëruar nga këtë rezultate që pretendojnë që i kanë, hajde shkojmë në zgjedhje dhe e shikojmë. Edhe me mandate të përkthyera në deputetë, AKI-ja do të kishte 20 mandate dhe VLEN-i vetëm 15 mandate. Unë i kuptoj dhe i dëgjoj në studio televizive, që duan ta mbulojnë me një retorikë boshe se janë fitues të referendumit, por unë po sfidojë siç i ka sfiduar çdo eksponentë i AKI-së, bujrum hajdi në zgjedhje, pse keni frikë. Sepse gjatë gjithë kësaj periudhe kohore kur kryeministri e shprehu për zgjedhje të parakohshme, ata kanë ndenjtur para tij duke qarë dhe lutur që t’i tërheq këto fjalë se u bën dëm”, tha Lloga.

TË FUNDIT

Serbia bllokoi mjetet financiare të Kosovës për shqiptarët e Luginës – kërkohet reagim urgjent i BE-së

Shqipëria në vazon e dytë në play-off nuk është e pamundur, ja çfarë rezultatesh u duhen kuqezinjve

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka edhe një shans për të shkuar direkt në Botëror

Xhaka uron Kosovën për arritjen e Play-Off-it: Kosova ka bërë mrekullinë në këto eliminatore

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një…

Xhensila Myrtezaj u bën “diss” ish-partnereve të Ledrit

ME TE LEXUARA

1

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një...

LEXO MË SHUMË