Lloga: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të ketë standarde të dyfishta, duhet të kujdeset për sigurinë juridike dhe shtetin e së drejtës

ina-online
ina-online

29 Gusht, 2023

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga theksoi se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të ketë standarde të dyfishta, duhet të kujdeset për sigurinë juridike dhe shtetin e së drejtës.

“Si Ministër i Drejtësisë, para disa ditësh iu drejtova të gjithë gjyqtarëve të respektuar të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen ku kontestohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e Udhëzimit për Mbajtjen e Librave Amë, dhe për të cilën Gjykata Kushtetuese miratoi një masë të përkohshme në seancën e mbajtur më 07.05.2023, përkatësisht ndalimin e ekzekutimit të akteve individuale që dalin nga Udhëzimi specifik, derisa Gjykata Kushtetuese të marrë vendim përfundimtar për atë rast.

Nga Gjykata Kushtetuese kërkova që për rastin konkret të veprojë në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese dhe të marrë një vendim meritor, pra një vendim në përputhje me qëndrimin e arritur tashmë që nga viti 2004, ku për të njëjtën çështje Gjykata Kushtetuese në vendimin e atëhershëm vendosi se “Afati i përcaktuar me kushtetutë për publikimin nuk mund të pranohet se është normë kushtetuese me qëllim kufizues në lidhje me zbatimin e rregulloreve që u publikuan me shtyrjen e afatit dhe hynë në rendin juridik, sepse ajo normë është pjesë e tërësisë së normave kushtetuese për garancitë e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, të cilave dhe në kësi rasti, në mënyrë të pamohueshme u sigurohet dhe plotësohet e drejta e garantuar e publikimit, me qëllim njohjen me ligjet dhe rregullore të tjera në rendin juridik”, theksoi ministri Lloga.

Sipas tij, Ministria e Drejtësisë pret që Gjykata Kushtetuese të veprojë në afat sa më të shpejtë të mundshëm në përputhje me praktikën tashmë të krijuar, sepse siç nënvizon jurisprudenca e ndryshme e Gjykatës Kushtetuese për të njëjtat çështje çon në rrezikimin e sigurisë juridike dhe të sundimit të së drejtës si një nga vlerat themelore të rendit tonë kushtetues.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimitar kovacevski

Kovaçevski dënon ngjarjet në veriun e Kosovës

policia-haracine

Vrasje e dyfishtë në Maqedoni, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

wagner-vagner-kosovo

Ai është i pranishëm grupi mercenarë Wagner?

Kasami

Kasami: Sulmi në Veri të Kosovës, është sulm terrorist

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti: Dënoj sulmin vrastar ndaj policisë së Kosovës, destabilizon rajonin

Arben Taravari

Taravari: Dënoj me ashpërsi sulmin e kryer ndaj policisë së shtetit të Kosovës

monstra

Rasti “Monstra”, Raufi: Drejtësinë do ta kërkojmë në Strazburg

KAFE

Në cilin vend radhitet Maqedonia për nga konsumimi i kafesë

Kreshnik Bekteshi

Nuk e respektuan masën “Çmim i garantuar”, mbyllen marketet Vero në Taftalixhe dhe Viva Fresh në Butel

INFO

NA NDIQ