Ministri Krenar Loga ka kërcënuar me dorëheqje, pasi ligji për amnisti me të cilin ministri paralajmëron uljen e numrit të të burgosurve në burgje është pezulluar sërish nga Qeveria, raporton TV 24.
Në seancën e sotme, sipas informacioneve të TV 24, edhe pse ka pasur një debat të hapur, ligji nuk është miratuar dhe është dërguar sërish për rishikim.
Qeveria njoftoi se në seancën e sotme shqyrtoi tekstin e projektligjit për amnisti të propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Pas shqyrtimit të situatës në sferën që duhet të rregullohet me ligj, Qeveria konstatoi se ka nevojë për harmonizim shtesë të Projektligjit për Amnisti me institucionet kompetente.
Pritet një prononcim edhe nga Ministria e Drejtësisë. Siç mësohet, ministri Lloga pritet që këto ditë të ulet me kryeministrin Kovaçevski për të diskutuar për këtë propozimligj.(INA)