Gjendja alarmante në burgje, ministri Lloga kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurisë

ina-online
ina-online

03/11/2023

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, do t’i dërgojë letër Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në të cilën do të kërkojë të thëret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

Kjo bëhet e ditur përmes një komunikate nga kabineti i tij, njofton INA.

Në këtë takim, ministri Lloga do të kërkojë shqyrtimin e situatës në burgjet e vendit dhe situatën me mbi 2800 të dënuar me akt udhëzimi, të cilët nuk janë në vuajtje të dënimit për shkak të mungesës së hapësirave, e të cilët paraqesin rrezik potencial për të gjithë shoqërinë dhe mundësinë që veprat e tyre të mëparshme të vjetërsohen dhe në këtë mënyrë të inkurajohen që t’i përsërisin të njëjtat.

Ministri Krenar Lloga po ashtu siç thuhet do t’i dërgojë një letër të veçantë Ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtorëve të ASK dhe AZ, ku do të kërkohen informacionet e njëjta.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_6922

Sela: Nuk mund të shesin opozitarizëm ata që 20 vite nuk u kujtuan për shqiptarët, dhe shkelin marrëveshjet

Mexhiti gashi kasami

Gashi, Kasami dhe Mexhiti bashkëbisedim me mërgimtarët në Zvicër

pendarovski-nato

Pendarovski: Maqedonia e Veriut është një vend i vogël me ambicie të mëdha klimatike

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Me një sistem tatimor efikas dhe politika pozitive, sigurojmë stabilitet financiar të vendit

Arben Taravari

Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

arben taravari

Taravari: Bota është e polarizuar, mesazhet e Lavrov janë të pritshme

Screenshot_162

Skandal në Shkup! Një grua ua mundësoi dy burrave të kenë marrëdhënie seksuale me dy të mitura, më pas i xhiroi

Bilall Kasami

Kasami: Bujari e solli Llavrovin në Shkup që të flas kundër shqiptarëve dhe Kosovës

Zekiri muhamed

Zekiri duhet t’i kthejë mbi një milion euro

INFO

NA NDIQ